ELBASAN - Gjykata e rrethit të Elbasanit ka caktuar masën e arrestit me burg për dy vëllezërit që shndërruan pesë ditë më parë dasmën në mort. Edmond dhe Blerim Eshja akuzohen si autorë të vrasjes së shtetasve Pëllumb Belegu dhe Mariglen Dushku ashtu sikurse plagosjen e shtetasit Edmond Dushku.
Gjithçka ndodhi të dielën e kaluar në fshatin Jagodinë të Elbasanit, ndërsa autorët dhe viktimat ishin pjesëmarrës në të njëjtën ceremoni dasme. Prokurorja e çështjes Erida Lamçja kërkoi masën e arrestit “ burg pa afat” për Edmond Eshjan.
Mësohet se Edmondi nuk e ka pranuar krimin si edhe vendimin e dhënë nga prokurorja. Ai pohoi se nuk mban mend se çfarë ka ndodhur natën e së dielës, pasi ka qenë në gjendje të dehur.
Gjithsesi, trupi gjykues i kryesuar nga Bujar Musta ka dhënë masën e arrestit të kërkuar nga organi i akuzës. I dyshuari i dytë Blerim Eshja nuk ka pranuar të marrë avokat ndërsa ka pranuar krimin. Ai i kërkoi trupit gjykues që të lirojë vëllanë e tij, Edmondin pasi ai nuk ka qenë prezent në momentin që janë kryer vrasjet.
Hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë ku gjeti vdekjen kunati dhe njëri prej vëllezërve të dhëndrit ndërsa u plagos rëndë vëllai tjetër.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com