ELBASAN- Dy policët Reshat Budani dhe Sami Derstila, të cilën ishin në shërbim ditën që u vra Gentian Beqiri dhe babai i tij, Neziri do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg.
Ky është vendimi i Gjykatës së Rrethit të Elbasanit në seancën e sotme për rivlerësimin e masës së sigurisë. Mëngjesin e 16 gushtit dy policët duhej të ruanin Gentian Beqirin i cili ishte në arrest shtëpie pasi akuzohej për vrasjen e Sokol Çapes në 2005. Ata kanë qenë poshtë pallatit ku banonte Gentiani, kur dy persona, autorët e krimit kanë hipur në katin e pestë, në apartamentin ku jetonte viktima dhe pasi kanë hyrë brenda e kanë ekzekutuar në krevat. Po atë ditë mbeti i vrarë dhe i ati i Gentianit, Nezir Beqeri, pasi ndaj tij është ushtruar dhunë fizike. Policia për këtë vrasje ka të arrestuar Florian Çapjen dhe Arben Jaçe.
Gjykata vendosi ti mbajë në arrest me burg pasi nga hetimet gjatë këtyre 60 ditëve është provuar se policët Budani dhe Derstila me veprimin ose mos veprimin e tyre kanë bashkëpunuar me autorët e krimit. Ata akuzohen për shpërdorim detyrën pasi i kanë lënë autorët të ngjiten në apartamentin e Gentian Beqirit.
Në momentin e vrasjes, në apartamentin Gentianit, në lagjen "Çlirimi' ndodhej vetëm i ati dhe Gentiani ndërkohë që e ëma kishte shkuar në pazar. Ai u ekzekutua me 7 plumba të një pistolete me silenciator, teksa qëndronte i shtrirë në krevat dhe shikonte televizorin.
Autorët dyshohet se kanë vrarë me grushta dhe shkelma dhe babain e viktimës.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com