ELBASAN - Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme Saimir Muçën, pasi është autori i vrasjes së 26-vjeçarit Klodian Lumani.
Klodian Lumani, banues në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan, mbeti i vrarë dje në mbrëmje pasi u qëllua me thikë.
Lumani është goditur disa herë me mjet të mprehtë të llojit thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, nga 29-vjeçari Saimir Muça.
Menjëherë ky shtetas u dërgua në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, por nuk mundi të jetojë dot për shkak të plagëve të marr, duke gjetur vdekjen.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit midis autorit dhe viktimës.
Materialet lidhur me këtë ngjarje kriminale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të metejshme. Muça akuzohet për veprën penale ‘Vrasje me dashje”.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com