ELBASAN - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së sotme në qytetin e Elbasanit, ku një person ka mbetur i vdekur pasi u plagos gjatë një konflikti me një tjetër person.
26-vjeçari Klodian Lumani, banues në Elbasan ka ndërruar jetë pasi autori ende i paidentifikuar e ka goditur me thikë duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Lumani u dërgua me urgjencë në Spitalin e Elbasanit ku edhe humbi jetën në repartin kirurgjik pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Konflikti ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në Elbasan, por motivet mbi këtë ngjarje janë ende të paqarta.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vrasje.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com