Elbasan/ Ylli Çabiri promovon librin ‘Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë’

Elbasan/ Ylli Çabiri promovon librin ‘Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë’

Doktori i Shkencave Ylli Çabiri gjatë promovimit të librit të tij, "Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë"

Me titullin “Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë” Doktori i Shkencave Ylli Çabiri ka promovuar librin e tij dhe padyshim që promovimi është bërë në qytetin e lindjes, në Elbasan. Në këtë promovim kanë qenë të ftuar emra të njohur të jetës politike në qarkun e Elbasanit, akademikë, pedagogë të universitetit A.Xhuvani, mësues, shkrimtarë e miq.

“Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë” është një libër i mirëfilltë tekniko-apolitik, rezultat i përvojës së autorit në qeverisje, në administratën publike dhe ekspertizën e tij të spikatur në projektet ndërkombëtare. Çabiri u shpreh se në libër ka shumë fakte, të cilat duhet të zbatohen nga gjithëkush.

I pranishëm në promovimin e librit, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini vlerësoi punën e bërë nga shkrimtari, jo vetëm për librin në fjalë, por edhe punën e palodhshme të bërë gjatë gjithë jetës së tij.

Përgëzoj Yllin, në emër dhe të të gjithë miqve tanë, jo vetëm për këtë libër dinjitoz, por edhe për zgjedhjen e Elbasanit për promovimin e tij. Duke lexuar CV e Z. Çabiri të shkon mendja, çfarë mungon aty? Mungonte pikërisht ky botim kaq dinjitoz dhe serioz, fryt i një pune shumëvjeçare. Duhet të besojmë fort, pikërisht në atë që thotë Ylli, që “Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë.” Të gjithë ne së bashku duhet të kontribuojmë për ta vënë qeverisjen në shërbim të qytetarit.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini

Për të përshëndetur promovimin, por edhe për të bërë një prezantim të shkurtër të bashkëpunimit mbi 20 vjeçar ishte edhe Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë.

Ky libër trajton deri në detaje tranzicionin e tejzgjatur politik dhe ekonomik të Shqipërisë. Autori i bën një analizë të thellë qeverisjes në çdo hallkë të saj. “Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë” do të mbahet mend për 125 rekomandimet e tij shpresëdhënëse për të gjithë.

Kush është Ylli Çabiri?

Ylli Çabiri ka lindur në qytetin e Elbasanit dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në fakultetin e Inxhinierisë. Çabiri ka mbajtur një sërë postesh të larta. Doktori i Shkencave Ylli Çabiri ka një aktivitet tepër të pasur shkencor dhe profesional, një pjesë e të cilit është përmbledhur si më poshtë : Mbi 12 punime në fushën e studimit të çeliqeve, kromit, e në përgjithësi të kushteve të prodhimit të tyre në industrinë shqiptare e më gjerë, mbi 34 punime, studime të thelluara e analitike në fushën e administrimit publik, politikave të qeverisjes dhe disiplinimit të energjive sociale, me angazhime të drejtpërdrejta si ekspert ndërkombëtar në mbi 21 organizata dhe institucione ndërkombëtare me interesa zhvillimi në Shqipëri në rajon e më gjerë, me njohje të thelluar të problematikave të administrimit publik dhe politikave të qeverisjes në mbi 8 vende të rajonit të Ballkanit, me publikim të studimeve në mbi 6 vende të Europës dhe përtej Atlantikut) – ja disa shifra çelës tejet domethënëse që paraqesin kontributet shkencore, teorike e aplikative të Ylli Çabirit, aktualisht ekspert ndërkombëtar në Shqipëri dhe rajon, pranë institucioneve prestigjoze në Europë e SHBA. Me fillime të veprimtarisë kërkimore-shkencore në fushën e industrisë e minierave, i doktoruar në fushën e Transformimeve Strukturore të Çeliqeve me pak Nikel dhe Krom, në Universitetin Paris XI, PhD, 1981, Y. Çabiri rreshtohet në radhën e specialistëve që morën përsipër modernizimin e sistemit të teknologjisë së industrisë shqiptare të përpunimit të minieraleve. Ylli Çabiri ka marrë titullin “Honoris Causa” i Universitetit të Elbasanit dhe është anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit “Alkesandër Xhuvani”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi