Elbasan, zbulohen rrënojat e kalasë
i përket periudhës para osmane
"

Elbasan, zbulohen rrënojat e kalasë<br />i përket periudhës para osmane<br />"
ELBASAN - Gjatë gërmimëve për rikonstruksionin e rrugës "Thoma Kalefi" në Elbasan zbulohet një mur që mendohet t’i përkasë një kalaje të vjetër. Rrënojat e dala në sipërfaqe pranë Sheshit të Namazgjasë kanë ndërprerë punimet.

Fillimisht u  mendua se i përkisnin rrënojave të një xhamije të vjetër  të namazgjasë, por arkeloget kur arkeologët shkuan  për  verifikim konstatuan se këto mure nuk i përkisnin  Xhamisë së Namazgjasë, por se mendohet te jëtë muri i një kalaje të vjetër.
Pra, Elbasani i shtohet edhe një monument  i rëndësishëm historik I cili flet për të shkuarën e tij të lavdishme në kohën e Perandorisë Osmane.

Arkeologët shprehen se bëhet fjalë për një kala të vjetër që i përket periudhës para osmane.

"Fadroma kishte kapur një pjesë të murit dhe ngulëm këmbë që të hapej një sipërfaqe e madhe. Ka shumë hipoteza por besoj se është një kala që i përket periudhës para osmane. Nga dokumentet thuhet se në Elbasan para pushtimit osman thuhet se ka qenë një kala që quhej Jeniçe kalaja dhe një nga autorët specialist për periudhën e mesjetës mendonte se kjo kalaj ndodhej në periferi të qytetit në Bradashesh "- thotë Drejtori i muzeut etnografik të Elbasanit.

Kreshnik Belegu shton se për këtë zbulim është vënë në dijeni edhe Ministria e Kulturës nga ku pritet një vendim për vijimin e punimeve të cilat janë ndërprerë deri në një vendim të dytë.

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës zhvillim historik! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës zhvillim historik! Debati për listat? Nuk është tagri im