ELBASAN- Një 21 vjeçar rezulton të ketë humbur kontaktet me familjen e tij prej tre ditësh. Dritan Mullata nga fshati Fanjë i komunës Qendër-Librazhd ishte punëtor çoban sezonal në Gorishtë të Vlorës.

Familja e të riut ka bëre paraditen e sotme denoncimin pranë komisariartit policisë Elbasan ndërsa dyshon se zhdukja ka lidhje me konfliktet që ai kishte patur kohët e fundit me punëdhënësin Dino Çaushi pasi kishte 6 muaj pa marrë rrogën.

Ndërsa aludon për çështjen e konfliktit, motra e Dritanit, Zamira thotë se familjarët kanë bërë një kallëzim penal edhe pranë drejtorisë së policisë së Vlorës por ende nuk ka asnjë rezultat. Kontakti i fundit i familjes me Dritanin ishte në fund të muajit korrik dhe më pas gjithçka e ka mbuluar misteri.
(aq/shqiptarja.com)