ELBASAN - Një 40-vjeçar në Elbasan është zhdukur këtë të premte (16 tetor).

Denoncimin në polici e ka bërë vëllai i tij. 40-vjeçari Rrapush Çeça ka humbur kontaktet me familjen që prej mëngjesit të sotëm.

Mësohet se ai u ka thënë familjarëve që po shkon për të kryer analiza mjekësore në spital por nuk është kthyer më.

Ai ka dalë nga shtëpia me automjetin e tij.