ELBASAN- Zjarr në një banesë në afërsi të tregut kryesor të fruta-perimeve në rrugën e Cërrikut në Elbasan.
 
Si pasojë e flakëve ka mbetur e asfiksuar e moshuara G.Gurra 67 vjeçe e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
 
Ngjarja ndodhi pak para mesditës. Shkak mendohet të ketë qenë një bombol gazi e cila ka shpërthyer, ndërsa 67-vjeçarja ka tentuar që ta hapë.
 
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe fikjen e flakëve.
 
Burime nga spitali i Elbasanit bëjnë me dije se 67-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

[gallery]21892[/gallery]
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com