Një zjarr ka rënë rreth orës 04:20, në makinën e një 40-vjeçari në Elbasan. Makina ishte parkuar në atë të rrugës, ndërkohë që mjeti është djegur pjesërisht. Automjeti i shkrumbuar është në pronësi të Lavdimir Çabja me banim ne Elbasan.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 04:20, në lagjen "Qemal Stafa", Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip "BMV" , me targë AA 099OJ, në pronësi të shtetasit L.Ç , 40 vjeç , banues në lagjen "Qemal Stafa"Elbasan.
Mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës, dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit. Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Vijon ende puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.