ELBASAN- Edhe pse qyteti më i ndotur i Shqipërisë por edhe më gjërë ndoshta ndër më të ndoturit në të gjithë europën Elbasani tani ka mbetur pa aparaturat që monitorojnë ajrin që thithin përditë qytetarët elbasanas. Sipas kreut të Agjencisë Rajonale të Mjedisit së Elbasanit, Adi Madhi "dy aparaturat që funksiononin për monitorimin e ndotjes donacion i Bashkimit Europian prej një viti janë jashtë funksioni si pasojë e një defekti në sistem.”
Sipas Madhit njëra ishte vendosur pranë bashkisë dhe tjetra brenda ambienteve të metalurgjikut. E para monitoronte cilësinë e ajrit në qytet dhe tjetra monitoronte të dhënat e ajrit në zonën industriale e cila është jashtë çdo standardi.
E vetmja mënyre për të bërë matjet në qytetin e Elbasanit është mënyra e vjeter me aparaturat e sistemit komunist të cilat bëjnë matje manuale dhe jo të sakta të ndotjes së atmosferës nga emetimi i gazrave kancerogjen që çlirohen ne ajër si p.sh. “P.M.10-ta” e cila konsiderohet si gazi më i rrezikshëm kancerogjen që mund të përhapet nëpërmjet tymrave të oxhaqeve të Metalurgjikut dhe ky është shkaku që Elbasani është qyteti i cili ka numrin më të lartë të të prekurve me kancer në Shqipëri.

(ne foto Adi Madhi, drejtori i Agjencise Rajonale te Mjedisit)
Një tjetër shkak i përkeqësimit të situatës në Elbasan sipas z.Madhi, janë edhe shkarkimet e gazrave që djegin motorët e makinave, cilësia e karburanteve, ndërtimet urbane.
“Kemi bërë matje manuale në çdo tre muaj dhe në tre mujorin e fundit situata paraqitet me një problematikë të theksuar dhe kjo problematikë është krijuar në repartin e petëzimit (ose siç njihej në sistemin komunist reparti i 12-të) pasi këtu në dy javët e fundit reparti nuk punon me gaz por me solar. Tjetër problematikë ka edhe në repartin e shuarjes së gëlqerës e cila ka një vit që nuk ka vënë në funksion filtrat e pluhur-kapjes”.
Për shkak të ndotjes mbi normale ne si drejtori kemi pezulluar punimet në këto dy uzina për muajin tetor, shtoi z.Madhi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com