ELBASAN - Është çelur panairi i 16- të tradicional “Dita e Verës 2013” në qytetin e Elbasanit. Panairin e ka përshëndetur kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, EDmond Popa si dhe prefekti i Qarkut të Elbasanit, Shefqet Deliallisi.
Këtë vit marrin pjesë rreth 50 firma të reja, pesë nga të cilat të huaja, kryesisht nga rajoni, që sipas Sejdinit, tregojnë për një rritje të mëtejshme të zhvillimit të biznesit të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë.
Në fjalën e tij kryebashkiaku i Elbasanit pasi ka uruar të gjithë qytetarët "gëzuar Ditën e Verës”, ka përshëdetur edhe bizneset pjesëmarrëse në këtë takim, duke theksuar se “prania e bizneseve në këtë panair tregon edhe një herë se ky qytet çdo vit që kalon, zhvillohet akoma më shumë. Për përfaqësuesin e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë, hapja e këtij panairi i kthyer tashmë në traditë, është një bashkëpunim i frytshëm mes biznesit dhe dhomës së tregëtisë, i cili do të vijojë edhe në vitet e ardhshme .
Panairi “Dita e Verës 2013”, hapet një ditë përpara festës pagane të Ditës së Verës, e cila festohet prej më shumë se një shekulli në këtë qytet.
Gjithashtu skena e improvizuar sërish në qendër të qytetit që në orët e paradites shfaq nëpërmjet një monitori të madh këngë dhe valle të trevës së Elbasanit, ndërsa në mbrëmje grupe valltarësh të Elbasanit, Rrajcës, Belshit, Librazhdit, organizojnë koncerte për qytetarët elbasanas. Edhe këtë vit bashkia ka vendosur dhomëza prej druri edhe në qendër të qytetit, ku biznese të ndryshme shpalosin punimet e tyre kryesisht artizanale, si mjalti, zahiretë e dimrit, etj.Aktivitete do të ketë deri në mesditën e datës 14 mars, ku për këtë qëllim janë përgatitur edhe zonat turistike, me qëllim që familjet elbasanase dhe miqtë e tyre të kenë mundësi të drekojnë në natyrë këtë festë pagane të përtëritjes së natyrës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com