ELBASAN- Dekoruar me ngjyrat dhe dritat festive, Elbasani pret me qindra vizitorë që u bashkohen vendasve në sheshin pranë kalasë. Grupi i mirënjohur i rokut “Tre muskëtierët”, dhuroi spektakël mbrëmjen e 30 dhjetorit. Të tjera supriza janë rezervuar nga bashkia për natën e ndërrimit të viteve.
“Kemi një koncert rinor, do performojnë disa DJ më datë 31 dhjetor. Sonte, më 30 dhjetor kemi koncertin me këngëtarët e njohur, Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi. Do ketë disa aktivitete për fëmijë dhe në fund spektakli i fishekzjarreve”, u shpreh Klinsi Lala, drejtor i Qendrës së Artit dhe Kulturës në Elbasan.
Sa i përket rezervimeve në hotele e bujtina ka pasur një rritje krahasuar me vitet e kaluar si nga vendasit ashtu dhe nga të huajt.
“I pari është Gjinari për shkak të klimës, po zhvillohet dhe zona e Funarit dhe Labinot Fushë. Por edhe hotelet në qendër përreth Kalasë janë plot për natën e Vitit të Ri. Nga të dhënat që kemi deri tani, 3 mijë prenotime në total, ose ndryshe treçereku i hoteleve e bujtinave janë të rezervuara për natën e ndërrimit të vitit në gjithë territorin e Bashkisë së Elbasanit”, vijoi Lala.
Jo rastësisht Gjinari, është destinacioni kryesor i turistëve që e kanë zgjedhur për të kaluar festat. Peizazhit mbresëlënës dhe ajrit të pastër i shtohet kuzhina tradicionale dhe mikpritja e vendasve.
“Për Krishtlindje dhe Vit të Ri ne jemi të rezervuar. Kemi një familje që vjen nga jashtë vendit. Veç nesh, në dijeninë time dhe bujtinat e tjera janë të rezervuara”, tha Petrit Mufali, pronar i njërës prej bujtinave.
Pylli i dendur me pisha, pllaja e gjelbër edhe në dhjetor e bëjnë Gjinarin një vend ideal për të apasionuar pas ecjeve në shtigje malore.
B.K./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?
-
Polonia
25.8%
-
Shqipëria
61.3%
-
Barazim
12.9%
Vota total: 62
Lajme të tjera
-
Meta prezanton kandidaten e koalicionit për Përrenjasin: Rama përfaqëson parti uzurpatore, më 14 maj i japim mësimin! Rikthehet llogaridhënia
26 Mars, 12:30
-
Rama i dha një tjetër shans, Gledian Llatja: Besimi i dhënë nga PS nxitje për të vijuar transformimin e Elbasanit
26 Mars, 12:03
-
Sherr për ujin e pijshëm në Librazhd, 3 persona dhunojnë një të moshuar me lopatë
24 Mars, 14:36
-
Në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit
24 Mars, 12:41
-
Projekti i aksit rrugor ‘Elbasan-Qafë Thanë’, Rama publikon pamjet e punimeve: Do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi
22 Mars, 09:45
-
Papunësia, braktiset qyteti minerar i Prrenjasit! Kryebashkiaku: 10 mijë banorë më pak në 1 dekadë
21 Mars, 16:39
-
Kontributi i turizmit në ekonominë tiranase, viti 2022 i krahasuar me vitin 2019
20 Mars, 11:46
-
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet sërish senaca për ish-ministrin Tahiri! Mungoi gjyqtari
20 Mars, 11:14
-
Turizmi në lulëzim, Rama: Në shkurt vizitorët janë rritur 54% krahasuar me 1 vit më parë! Mbi 686 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në dy muajt e parë të 2023
20 Mars, 10:12
-
Zgjedhjet vendore, propozohen 9 emra për të përzgjedhur kandidatin për Kryebashkiak të PS në Librazhd, mes tyre edhe një biznesmen nga Diaspora
19 Mars, 15:42
-
Po punonin tokën, shpërthen granata e vjetër në Librazhd, lëndohen 3 persona! 2 gratë nisen drejt spitalit të Traumës
19 Mars, 13:18
-
Gara e Ballkanit, Shqipëria më e fortë në turizëm, më dobët në industrinë e automobilave
19 Mars, 08:32