Vështirësitë ekonomike, por edhe kriza në vendet fqinje kanë bërë që tashmë banorët e zonës së Belshit dhe Cërrikut të hedhin sytë drejt Gjermanisë. Azilkërkuesit e këtyre zonave janë kryesisht të rinj, por edhe të komuniteteve rome dhe egjiptiane. Me para të marra borxh dhe duke shitur gjithçka kanë ata kërkojnë me insistim të blejnë vetëm biletën e vajtjes drejt Gjermanisë.
Të gjithë mendojnë se atje i pret punësimi, strehimi dhe ushqimi. Kaq mjafton për ta që nisin rrugën e gjatë, pasi në vendbanimet e tyre nuk mund të sigurojnë as nevojat më minimale.
Sigurimi i një bilete drejt Gjermanisë është bërë çështja e ditës, diskutimi i çdo familjeje e bisedë në çdo lokal të fshatit ku banorët mblidhen e shkëmbejnë informacion.
Fshatrat po boshatisen, arat duken të shkreta, ndërkohë që të moshuarve u ka mbetur vetëm të urojnë që fëmijët e tyre të gjejnë të ardhmen.
Çdo mbrëmje djemtë mblidhen në lokalin e fshatit për tu njohur me ofertat e fundit për udhëtime. Ata na thonë se ka mbetur shumë pak ditë dhe më pas Gjermania s’do të pranojë më shqiptarë. Mësojmë se më pas do të fillojnë emigrimet drejt Austrisë.
Ndërsa banorët e fshatrave të Belshit na tregojnë se çdo ditë furgonat e agjencive të udhëtimit mbushen plot me çifte të reja, shumë prej tyre edhe me fëmijë. Ata grumbullohen të gjithë në Rrogozhinë dhe prej andej me autobusë shkojnë drejt Greqisë apo Italisë për të ndërmarrë një tjetër udhëtim me destinacion Gjermaninë.
Fier
E njëjta situatë po ndodh edhe në disa fshatra të qarkut të Fierit. Banorët e Cakranit, Libofshës e shumë fshatra të tjerë po largohen për azil ekonomik drejt vendeve të Europës.
A1Report ka shkuar në fshatin Portëz të Fierit, ku rrugët e boshatisura na thonë se eksodi i madh ka marrë përpara edhe shumë banorë të këtij fshati. Në Portëz ne gjetëm vetëm të moshuar, familjarë dhe fëmijë, pasi të rinjtë janë larguar drejt Gjermanisë.
Shaniko Lalaj rrëfen për A1Report se djali i saj prej një viti ka emigruar në Gjermani. Edhe pse ka mbaruar shkollën e lartë për gjuhë të huaj, nuk mundi të gjente punë dhe mundësi të tjera për të siguruar jetesën.
Ndërsa Engjëll Xhemalaj, Bashkim Beqiraj dhe Agron Haxhiraj thonë se disa nga banorët dhe të afërmit e tyre, kanë shitur pronat, kanë marrë para borxh vetëm që të largohen.
Në këtë fshat mbi 50 % e banorëve janë larguar, por të tjerë po mundohen të emigrojnë. Shpresa për një jetë më të mire se në fshat i shtyn drejt rrugës së madhe, atë drejt vendeve të Europës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO