Sipas qytetarëve, ky shqetësim është i përditshëm dhe duhet të merren masa në mënyrë urgjente për pastrimin e qytetit nga mbeturinat urbane. Pamjet janë marrë në rrugët kryesore të qytetit dhe pranë shtëpive dhe rrugëve të banuara.
Televizioni "A1 Report" pyeti qytetarët për shqetësimin, që kanë për mbipopullin e plehrave dhe si duhet zgjidhur ky problem? Të gjithë qytetarët elbasanas njëzëri apelojnë, që pastrimi i plehrave duhet të bëhet së paku një herë në ditë por, tani që është verë, ky pastrim duhet të bëhet edhe dy herë në ditë.
“Në lagjen time mund të ketë edhe një javë, që plehrat rrinë pa u pastruar dhe përderisa ne paguajmë taksa, atëherë ky problem duhet zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur”, shprehet njëri nga të intervistuarit.
Sakaq, Elbasanit i shtohet edhe një ndotës tjetër, ku nuk mjafton ndotja nga tymërat kancerogjenë, që emetohen në atmosferë nga firma turke “Kurum” dhe Ferrokromi i “ACR”, por së fundi duhet të durojnë edhe erën e keqe që lëshojnë plehrat nga mospastrimi i tyre.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)