Elbasani sfidon motin, vazhdon traditën e Ditës së Verës (VIDEO)
Qytetarët në Elbasan kanë neglizhuar motin e vrenjtur për t'iu bashkuar festën tradicionale të Ditës së Verës, në kuadër të së cilës janë organizuar shumë aktivitete.
Ndonëse Tirana vendosi të shtyjë festimet e ditës së verës për ditën e dielë, për shkak të motit jo të mirë të parashikuar për ditën e sotme, në Elbasan kjo ditë ka nisur ndryshe, me një atmosferë festive dhe shumë tradicionale.
Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri tregon se festimet kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme me një koncert të organizuar nga Bashkia e Elbasanit, ku kanë marrë pjesë këngëtarë të mirënjohur si Klajdi Haruni, Bruno, Eneida Tarifa etj.
Për të vijuar ditën e sotme, ku që prej mëngjesit shumë qytetarë vendas por edhe nga qytete të tjera që kanë udhëtuar drejt Elbasanit, i janë bashkuar festimeve tradicionale.
Sheshi kryesor është mbushur me qytetarë që i janë bashkuar aktiviteteve të organizuar me rastin e kësaj feste, ndërkohë shumë tregtarë kanë dalë të shesin ballokume, e cila është edhe simbol i Ditës së Verës.
Festimet e Ditës së Verës në Elbasan
Fëmijët e shkollave kanë organizuar shumë aktivitete. Disa prej tyre mbajnë edhe shumë specifika, ndër të cilat edhe me qëllim orientimin e të rinjve drejt librit. Në sheshin kryesor fëmijët po mbajnë një koncert recital.
Festimet do të vazhdojnë deri në mesditë dhë më pas qytetarët do të shpërndahen nëpër shtëpia për të nisur festimet me familjen nën shoqërinë e gatimeve tradicionale.