Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Personi i cili ka ndërruar jetë është Ervis Matraxhiu, 31 vjeç, banues në fshatin Vidhas-Elbasan.
Foto nga vendi i ngjarjes
31-vjeçari po drejtonte një motocikletë kur është përplasur për vdekje nga një automjet me targa AA 829 JO, i cili drejtohej nga personi me inicialet A.B, 41 vjec, banues në Kucovë.
Ky i fundit mësohet se është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë mungesa e ndricimit në rrugë. Sakaq, grupi hetimor mësohet se ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.