Një elefant Afrikan katër tonësh ka treguar se ka aftësi dhe talent të veçantë në pikturë, ndaj kujdestarët e saj janë kujdesur ta ndihmojnë atë për t’a praktikuar. Elefanti 32 vjeç quhet Rene dhe është artistja e kopshtit zoologjik dhe ka më shumë se 20 vjet që pikturon vija shumëngjyrëshe me penelin e saj. Pikturimi dhe shumë aktivitete të ndryshme në këtë park për kafshët bëhen me qëllim për të aktivizuar dhe gjallëruar jetën e specieve të cilat kanë vuajtur nga skllavëria dhe këta kujdestarë duan t’u japin alternativa të ndryshme argëtimi për të kaluar kohën.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)










