Elegancë edhe në vdekje
Ka vdekje dhe fjalë që më kanë prekur thellë këto kohët e fundit. Mbartin në kuptimin e tyre mesazhe deri më tani të panjohura ose të harruara për shoqërinë tonë. “Vaçe Zela nuk vdes, kthehet në flutur”, thotë Dritëro Agolli me zërin që i dridhet nga emocioni dhe nga gdhendja që në të kanë lënë erërat e viteve.
Ka vdekje dhe fjalë që më kanë prekur thellë këto kohët e fundit. Mbartin në kuptimin e tyre mesazhe deri më tani të panjohura ose të harruara për shoqërinë tonë. “Vaçe Zela nuk vdes, kthehet në flutur”, thotë Dritëro Agolli me zërin që i dridhet nga emocioni dhe nga gdhendja që në të kanë lënë erërat e viteve. Ka ngritur telefonin dhe u është përgjigjur gazetarëve të A1Report pa ngurruar, duke lënë kështu nderimin më të bukur për Vaçen. Nuk do të ketë fjalë më të ëmbla sot, në këtë ditë, për artisten tonë të dashur. Dritëro Agolli përcolli përmes këtij nderimi esencën e jetës: Vaçe Zela nuk mund të jetë tjetër tani veçse një flutur.
Pak ditë më parë iku Ibrahim Madhi, tjetër ikonë e muzikës instrumentale shqiptare. Edi Rama, do ta përcaktonte mes të tjerave me këtë frazë: Iku pa zhurmë…
Fatos Sela, aktori i magjishëm i teatrit: Edhe ai u shua pa zhurmë në fundvitin që lamë. E kishte kërkuar , nuk donte një funeral e homazhe në Teatrin Kombëtar.
Por një tjetër vdekje më pat shënuar jo shumë kohë më parë: Ajo e Linda Ihsanit, ndoshta personi i vetëm që kam njohur në Atdheun tonë, që mendimin e saj ndryshe me tëndin e shprehte me më të ëmblën frazë: Albë e dashur…
Këto largimet e kohëve të fundit më sjellin në mendje historinë e një plaku të mençur budist në një fshat të vogël rrëzë Himalajave. Tashmë ishte shumë i vjetër dhe një ditë dishepujt e tij e panë të merrte pantoflat në dorë e të dilte nga shtëpia: “Ku po shkoni Mjeshtër”, e pyetën të habitur. “Po shkoj të vdes… Nuk dua t’ju rëndoj aspak me gjithë ceremonitë për vdekjen time…”
Shoqëria jonë ka bërë shumë përparime, është e gjallë dhe me dëshirën e jashtëzakonshme për t’u përmirësuar. Mendoj se artistët kudo në botë janë njerëz më të ndriçuar, por disa nga artistët tanë më të mirë, me largimin e tyrepa zhurmë duket sikur po na lënë mesazhet më të vyera: mirësjellje, elegancë në jetë, por edhe në vdekje.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosla, qofte me miell misri në tavë kosi nga zonja Albana
29 Nëntor, 11:33
-
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë
29 Nëntor, 11:32
-
Turshi me lakër, domate dhe kastraveca nga zonja Albana
29 Nëntor, 11:25
-
29 Nëntori/ Homazhe në varrezat e dëshmorëve në qytete! Në Shkodër idhtarët e Komunizmit vendosin yllin, kujtojnë Enver Hoxhën
29 Nëntor, 11:21
-
Hallvasi në kushte shtëpie nga zonja Albana
29 Nëntor, 11:20
-
28 Nëntori/ Policia nuk lejon shqiptarët të festojnë në Londër! Në Athinë festa me flamuj e muzikë në rrugë! Vishet kuqezi edhe 'Duomo' e Milanos (VIDEO)
29 Nëntor, 11:19
-
Ciceron/'Unë mund të fle kudo' ekspozitë në Tiranë! 'Menaxheria e Qelqtë' shfaqet në Gjirokastër! Diskutim për librin 'Vegjetariania' në Shkodër
29 Nëntor, 11:18
-
Lojtari dhe trajneri më i mirë i vitit, FIFA tregon emrat e nominuar për "The Best"! Duel mes Rodrit dhe Vini Jr, në garë edhe Messi
29 Nëntor, 11:15
-
Ministri izraelit: Ushtria jonë do të qëndrojë në Gaza edhe për shumë vite të tjera
29 Nëntor, 11:09
-
Artan Lame: Shamizezat e Çlirimit
29 Nëntor, 11:08
-
80-vjetori i Çlirimit, kremtime në Fier te Varreza e Dëshmorëve! Opozita nuk merr pjesë
29 Nëntor, 11:04
-
Arbër Çeliku: Midis statusit juridik dhe interpretimit politik të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
29 Nëntor, 11:02