Elegancë në politikë

Elegancë në politikë
Nuk janë shumë 20 vite pluralizëm dhe eksperiencë në politikë, por nuk janë as fare pak për të mos krijuar një elegancë formale të marrëdhënieve qoftë edhe si kundërshtarë. Ceremonia e betimit të presidentit Nishani ngjalli kuriozitet dhe habi në opinion. Disa u emocionuan, të tjerë shprehën mosaprovim për ekzagjerimin, duke e parë si të panevojshëm. Njerëzit u ndanë edhe këtë here, siç ndahemi ne në shumë çështje të rëndësishme.

Të pranishëm në këtë festë të rëndësishme ishin të njëjtët e këtyre 20 viteve, pak a shumë: po ata politikanë, po ata njerëz të mediave, të njëjtët njerëz të politikbërjes shqiptare. Me ca ndryshime më shumë në formë: Më të plakur e më të shëndoshur disa, të veshur hijshëm apo kitch, të tjerë. E megjithatë këto janë gjëra pa shumë rëndësi. Ajo që më bëri përshtypje, nga këndvështrimi im, qe një stonim i pakëndshëm sjelljeje në ceremoni.

Nga njëra anë, qytetaria, mirësjellja, buzëqeshja e treguar në publik mes çiftit presidencial në largim, Teuta dhe Bamir Topi dhe çiftit Odeta dhe Bujar Nishani e nga ana tjetër, ngurtësia, ftohtësia nga çiftet e të parit të Qeverisë dhe të Kuvendit.

Do të paraqes këto fotografi për të kuptuar pak a shumë atmosferën, e cila, niste nga podiumi dhe përhapej me të njëjtin ton mes pjesmarrësve, sipas preferencave përkatëse.
Nëse shihni kryeministrin dhe bashkëshorten e tij me këtë qendrim në podium, nga ana tjetër e podiumit, simpatizantë e njerëz të afër të tij, hidhnin batutat: “Ore, po këta socialistët pse po festojnë kaq shumë për Nishanin?”
Në gjithë këto vite disa nga politikanët tanë mund të kenë mësuar dhe fituar shumë, por janë ende larg qytetarisë, mirësjelljes dhe elegancës politike.



Fotografitë janë të ndara, por të gjithë këta autoritete të larta ishin së bashku, në të njëjtin vend dhe në të njëtin podium: Në ceremoninë e betimit të Presidentit Nishani.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin

Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin