Elektronika, PD kundër PS dhe
pas konsultimeve me ODIHR

As OSBE nuk arriti ti bëjë në një mendje partitë politike shqiptare sa i përket infrastrukturës dhe standardeve zgjedhore.

Pas tryezës së organizuar nga OSBE për këtë Reformë, palët dolën sërish me qëndrim të kundër. Arben Ristani deklaroi se OSBE nuk tha as po e as jo për votimin elektronik për shkak të kohës, ndërsa Taulant Balla u shpreh se qëndrimi për elektronikën është i qartë, është i pamundur në 5 muaj kohë.

"Nga OSBE nuk ka një po ose një jo të vendosur por ka një shqetësim për çështjen e kohës. Ne këmbëngulim që nëse ka vullnet nuk është në çështje kohe, mund të shpenzohet pak më shumë se nëse do ta kishim bërë në kohë do të kishim shpenzuar më parë,  por është mungesa e vullnetit", shprehet Ristani.

"Vlerësimi i ODIHRIT është i njëjtë me atë që ka pasur dhe në 2012, pra ka të mirat dhe të këqijat e veta, por duhet pasur në konsideratë koha për të mundësuar instalimin e një sistemi të tillë, tashmë jo një projekt pilot, por sipas kërkesës së PD. Pra e thënë troç, ekspertët thonë se në 5 muaj kohë kjo është e pamundur", deklaroi deputeti i PS Balla.

Palët janë afër një qëndrimi të unifikuar vetëm për rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ndër prioritetet e kësaj reforme janë transparenca në financimin e partive, respektimi i kuotës gjinore si dhe ndëshkime më të ashpra për blerjen e votës.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)