Eleminohet Feronikeli, kampionët e Uellsit i mposhtin në Prishtinë

Eleminohet Feronikeli, kampionët e Uellsit i mposhtin në Prishtinë

Ekipi i Feronikelit në ndeshjen përballë The New Saints

KOSOVË- Pas Shkëndijës së Tetovës, një tjetër ekip i cili përfaqëson shqiptarët është eleminuar nga kualifikueset e Champions League. Bëhet fjalë për kampionen e Kosovës, Feronikelin e cila është eleminuar nga The Neë Saints pas humbjes 0-1 në Prishtinë. 

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin ''Fadil Vokrri'' goli i vetëm u shënua nga Dean Ebbe në minutën e 67'. Pavarësisht këtij goli kampionët e Kosovës mund të ishin kualifikuar me një barazim 1-1 për shkak të avantazhit të golave jashtë fushe, por goli nuk erdhi.

Në Uells Feronikeli arriti të barazojë në minutat e fundit The Neë Saint, edhe pse ishte në disavantazhin e dy golave deri në të 89', por në Prishtinë bardh e gjelbrit toleruan. Tani Feronikeli vijon aventurën në kualifikueset e Europa League.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë