Elena: E pandehur për një
“krim” që s’e kam krye

Elena:  E pandehur për një <br />“krim” që s’e kam krye
Të flesh me dikë në shtëpinë e “Big Brother” nuk është njësoj si të flesh jashtë saj

Elena, vajza bukuroshe dhe banorja më e vogël në moshë, rrëfen eksperiencën e saj në “Big Brother” 6. Vajza, e cila veç modës që e ka pasion, aktualisht studion për gazetari.

Elena tregon gjithë historinë dhe keqkuptimet në lidhje me raportin e saj me Viganin.

Tashmë që ka dalë jashtë ajo ka reflektuar, ka kërkuar ndjesë aty ku duhet dhe rrëfen të vërtetat sipas saj.

Përse u ndje e paragjykuar dhe çfarë e ka lënduar më shumë nga kjo histori, Elena i rrëfen në këtë intervistë.



Elena si je ndjerë pas daljes nga Big Brother?

Të them të drejtën më kishin munguar ditët e vrullshme dhe jeta aktive që bëja dhe sigurisht pas daljes nga “Big Brother” është akoma më aktive por po e përballoj me sukses.

Takimet për t'u çmallur me njerëzit dhe përpjekja për të kapur ritmet e kolegëve të mi në shkollë janë gjërat që më mbushin ditët së fundmi.

E prisje largimin në një kohë të tillë?

Duke qënë se atë javë isha shumë aktive , kjo si pasojë e takimit surprizë që mË dha mjaft forcë për të ecur para nuk mendova, por e mora me shumë sportivitet daljen e nuk u mërzita aspak.

Cili është gabimi që mendon se ke bërë aty brenda?

Gabimi im gjatë qëndrimit në shtëpi ishte që duhet të isha afruar më shumë me banorët e tjerë, të përpiqesha t'i njihja edhe ata dhe jo të ngecja tek një grup prej dy-tre individësh.

Si e quan veten lojtare të fortë apo të pa pozicionuar mirë brenda shtëpisë?

Ky mendoj se ishte fakti i largimit tim , pra pozicionimi jo shumë i fortë.

Të penalizoi afrimi me Viganin, si mendon?

Po , pasi marrëdhënia ime me Viganin është keqkuptuar. Fakti që ne kishim shumë njohje të përbashkëta, profesionin e njëjtë dhe afërsi në moshë më bënte të qëndroja shumë me të.. Në asnjë moment unë nuk kam krijuar ndjenja dashurie për të.

A do ti flasësh kur të dalë jashtë pasi duket sikur ke një lloj qejfmbetje me të nëse do shpreheshim kështu?

Nuk mendoj se do më lidhë gjë me Viganin jashtë shtëpisë së “Big Brother” duke qenë se jetojmë në vende të ndryshme por sa herë të na bie rasti do përshëndetemi si miq të mirë.

Të shtunën u duk qartë habia jote pas videove të shfaqura dhe qëndrimi ndaj fjalëve të Arianit. Çfarë të preku më shumë?

Më preku shumë fakti që mu drejtua në atë mënyrë, pasi mendoj se dikush në atë rol gjendet aty për të dhënë një opinion për të pyetur e jo për të ofenduar.

Aty mu bë një gjyq për diçka që nuk e kisha bërë, por më vjen mirë që të nesërmen opinionisti Olti Curri u tregua shumë i drejtë dhe bëri që fjalët e Arianit të bien poshtë .



Elena çfarë të vërtetë do të doje t’I tregoje publikut, ajo që vërtetë ka ndodhur brenda mes teje dhe Viganit?

Tani që e shoh nga jashtë e kuptoj që gjërat janë ndërlikuar paksa.

Është e lehtë të gjykohet nga jashtë, por krevati nuk është më intim në momentin që ti me një person tjetër ndan dhe shtëpinë, frigoriferin, banjon dhe problemet e tua aktuale.
Të flesh me dikë në shtëpinë e “Big Brother” nuk është njësoj si të flesh jashtë saj.

Je ndjerë e paragjykuar?

Po, pasi aty siç thashë dhe pak më lartë mu bë një gjyq për diçka që nuk e kisha bërë.

Por më vjen mirë që jashtë jam mirpritur kudo në rrugë , shkollë e kudo më kanë shoqëruar komente positive.

Me Endritin si po shkon lidhja?

Dua të mos e prek këtë temë pasi kështu kemi vendosur të dy e dua ta respektoj këtë vendim.

I ke kërkuar falje për diçka, çfarë të ka thënë ai gjatë kësaj jave?

I kam kërkuar falje për keqkuptimet që kanë lindur dhe kemi sqaruar çdo gjë .

Njerëz që ju njohin thonë se ti e do shumë Endritin, mendon se ke lënduar disi, qoftë edhe egon e tij mashkullore?

Endriti më njeh shumë mirë mua dhe nëqoftëse ka pasur ndonjë keqkuptim , ashtu siç thashë më sipër çdo gjë është sqaruar.

Si mendon se do të jetë jeta jote pas këtij shou?

Sigurisht jo si më parë , besoj se do jetë mjaft aktive.

Unë jam shumë e zellshme e më pëlqen të punoj sidomos kur bëhët fjalë për degën të cilën studioj , gazetarinë dhe modelingun .

Këtë të fundit të reduktuar, por do e mbaj pjesë të planeve të mia .

Banori më hipokrit në lojë?

Banorët e këtij sezoni nuk kanë qenë të asaj kategorie sa t’i quaj hipokrit.

Secili prej tyre ka pasur momentet e mira e të këqija por s’do etiketoja si hipokrit askënd.

Nëse do zgjidhje nga një epitet për banorët cilët do ishin, Elona, Joana, Anaidi,Iliri, Eldora, Rike, Vigani dhe Edberi?

Elona – vajzë shembull
Joana- e paparashikeshme
Anaidi – i zgjuar
Iliri- me pervojë
Eldora – e dashur
Rike- mike e mirë
Vigani dhe Edberi – s’do t’i vendosja dot një epitet të dyve pasi dhe pse u futën si një banor i njëjtë kishin dy personalitet krejt të ndryshme .
Vigani - Edberi - impulsiv

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “Thash&Them” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia Online
(b.t/shqiptarja.com)

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin