Këngëtarja Eleni Foureira “ndezi” atmosferën në Sheshin “Skënderbej”. Këngëtarja me orgjinë shqiptare pas vlerësimit që pati këtë vit në Eurovizion performoi mbrëmjen e djeshme edhe në Tiranë. Nën ritmet e muzikës greke, artistja që përfaqësoi Qipron, bëri për vete publikun.
“Fuego”, një këngë ritmike që ngrohu atmosferën e skenës në Tiranë, por edhe që u shoqërua me një performancë të shkëlqyer koreografike nga këngëtarja që mediet huaja e quajnë “Shakira greke”. Gjatë perfomancës këngëtarja përshëndeti edhe në gjuhën shqipe, një moment që u prit mjaft mirë nga publiku, që e ndiqte live.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu në Tiranë,”- ka thënë Eleni gjatë koncertit.
Eleni ka lindur në qytetin e Fierit. Është hera e parë, që ajo këndon në një skenë shqiptare, sepse për shumë kohë e ka fshehur këtë fakt, për shkak të paragjykimeve që ka pasur në Greqi. Ajo nuk është vetëm këngëtare, por është edhe aktore dhe dizajnuese mode. Përveçse Elenit në skenë performuan edhe artistë të tjerë, si Arilena, Eugent Bushpepa, përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion apo Samanta Karavella.
Mbrëmjen e djeshme sheshi “Skënderbej” u elektrizua nga këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. Qindra njerëz shijuan atmosferën nën këngët ritmike të këngëtares. Një dië pas koncertit, Eleni i ka surprizuar të gjithë teksa ka publikuar një foto me Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn, i cili i dha çelësin e qytetit duke e falënderuar për ardhjen e saj në Tiranë dhe për atmosferën që i fali publikut.
Përpara të gjithë fansave të saj, Eleni e ka falenderuar Veliajn për ndihmën që ka ofruar për tragjedinë e ndodhur në Athinë.
“Në takimin me kryebashkiakun e Tiranës, e ndjeva të nevojshme që ta falënderoja për ofrimin e zjarrfikëseve. Në këto ditë të vështira, të gjithë bëhemi një dhe ndihmojmë ata që janë në nevojë. Faleminderit për ndihmën,”- shkruan këngëtarja krahas postimit.
(Foto e publikuar nga Eleni Foureira)
Shum e punume..jashtmase!
Përgjigju