Sheshi ‘Skëndërbej’ do të presë sonte këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Foureira. Përfaqësuesja e Qipros në Eurovizion, që u klasifikua në vendin e dytë, sapo ka mbërritur në Tiranë. Eleni është nisur ditën e sotme nga aeroporti i Athinës e shoqëruar nga Renato Mekolli, i cili publikoi në profilin e tij në Instagram edhe një foto me këngëtaren.
Sipas kuzhinierit Eleni do të surprizojë shqiptarët, pasi do të flasë shqip gjatë performancës së saj. Në koncert priten të performojnë edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë si Eugent Bushpepa, Arilena Ara, Dhurata Dora, Ylli Limani dhe Young Zerka.
Komento