'Vendimi i Bashës për përjashtimin është nul' Ibsen Elezi: 'Arma' e Berishës, ka influencë tek demokratët në gjithë Shqipërinë, kryetari i PD i lehtë për t'u rrëzuar

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi thotë se vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar të PD-së është vendim individual dhe jo personal. I ftuar në Report Tv, Elezi tha se Basha duhet ta trajtonte këtë në Këshillin Kombëtar të PD-së ose në kryesi, e për këtë arsye vendimi është nul. Elezi nënvizoi se Basha është më autokrat në vendime se Berisha.

'Vendimi është politik dhe është një vendim që mund të merret, qëndrimet e ambasadës amerikanë janë shumë të rëndësishme. Ka qenë një vendim i detyrueshëm ajo çfarë është absurde është se zoti Basha ka marrë një vendim individual dhe jo institucional. Nuk mund ta largoj z. Berisha me vendimin e vet sepse ka institucione të cilat gjykojnë për çështje e rëndësishëm duhet ta trajtonte këtë në Këshillin Kombëtar ose në kryesi. Arsyeja kryesore është se ka dash të verë në pah një lider. Po ta fuste për diskutim dhe për vendimmarrje kjo do ishte rruga më normale. Basha dha argumentin se shkel çdo lloj rregulli për hir të unitetit të partisë, por uniteti i partisë në këtë formë shkatërrohet. Ambasada amerikanë i ka bërë trysni PD-së. Duhet të ishin thirrur organet e partisë, sepse çdo lloj vendimi është nul. Berisha do të kapet fort pas kësaj, është shumë më autokrat Basha se Berisha. Berisha zgjidhte dhe rrugën dhe institucionalizonte. '-tha Elezi.

Anëtari i 'Grupimit për PD-në', Elezi tha se 'arma' në dorë që ka Berisha është fakti se ai ka një influencë të lartë tek demokratët në të gjithë vendin dhe në këtë mënyrë mund të realizojë takime në çdo degë dhe të mbledhë firmat për Këshillin Kombëtar që të bëjë referendum mbi vendimin e Bashës. Sipas tij Berisha duhet të heqë dorë nga thirrja për sovranitet në PD, por duhet të transformojë partinë duke i kthyer strukturat demokratike. Elezi shtoi se Berisha, sipas tij nuk do të rikthehet që të marrë PD-në.

'Arma në dorë që ka Berisha është sepse ka një shtrirje influence në të gjithë Shqipërinë. Influencën që ka doktori nuk e kanë të gjithë. Berisha i ka mjetet për të realizuar takime në çdo degë për të mbledhur firmat për Këshillin Kombëtar. Basha është i lehtë për t'u rrëzuar. Struktura që kanë ndërtuar janë demokratike, historia ka treguar se janë kollaj të shkërmoqshme, janë njerëz të lidhur për shkak të interesit.  Berisha u kap pas sovranitetit, por kjo nuk ngjet. Sovraniteti është një nocion që ha shumë debat. Berisha duhet të heqë dorë nga sovraniteti. Nëse e transferon në betejë për të kthyer partinë në standardet e demokracisë, e fiton betejën. Nëse e trajton si betejë personale do ishte keq për PD-në. Nuk ma do mendja që do të ndërmarrë një iniciativë të tillë për të marrë PD.'- tha Elezi.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SUM KAPUÇ KASAP REXHEP LEKA: 12/09/2021 15:39

    Ore ky ibsen elezi na del me rolin e fillozofit në një koh që ky është më keq se lloshi kajes rexhep leka. Po çfar mund ti dëgjosh këti kastraveci të hidhur si ebsen leshi. Sali Berisha është kriminel dhe hajdut pse kot e thot Shteti numur 1 në Bot USA. Po pse çfar është USA është shtet kot numur 1. E ky shtet kur flet flet me fakte 100% të verteta. Do ta shikoni jo shum larg se kush është salheu i vërtet. Një kriminel një hajdut e një psikopat.

    Përgjigju
  • Katarakti: 12/09/2021 07:46

    Eshte "individual" dhe jo personal! E ka thene spanjolli demokrat kuksian Ibsen apo gabim shtypi! A ka njeri te shkolluar te ndaje fjalet Individual dhe personal? Te gjithe kane frike Saliun! Kjo tregon se ky arkaik nga Vicidoli ka bere korrupsion me te gjithe dhe ju ben presion me dosjet! Ku arriti PD?! Dhe ku po shkon! Njerezit medioker merren kush ka te drejte Basha apo Saliu? Harrojne qe te dy kane bere krime deri ne vrasje te njerezve te pafajshem! Atehere kush ka te drejte?

    Përgjigju
  • Mala: 12/09/2021 07:04

    Fatkeqesi nuk eshte largimi i berishes,fatkeqesi eshte pse Berisha kaq gjate manipuloi me kete subjetket dhe fatkeqesi edhe me e madh eshte pse ende e perkrhin disa veprimtare te PD-s bukur me pervoje te gjate.Kjo eshte deshmise, kjo parti kaher ka pasur kalbje te mbrendshme.Pa pastrimin e gjithe ketij klani,PD nuk mund te nis ecjen e mbar e perpra.Kjo kekron angazh im dhe kohe deri ne pastrimin detal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë