Elezi e akuzoi se bleu 13% të votave për LSI në Kukës/ Ja kush është “Colja”, ortak i “Besos së Tajvanit”

Elezi e akuzoi se bleu 13% të votave për LSI në Kukës/ Ja kush është “Colja”, ortak i “Besos së Tajvanit”

Zyra e LSi ne KUkes e publikuar nga Goci ne Twitter dhe Ibsen Elezi

Dje në ekranin e Report TV, demokrati “rebel” Ibsen Elezi lëshoi akuza të forta si ndaj partisë së tij, ashtu edhe ndaj aleates opozitare të PD-së, LSI-së së Monika Kryemadhit.

Elezi kishte akuzuar të dielën në Kuvendin e PD-së se brenda radhëve të kësja partie ka deputetë të korruptuar që duhen larguar dhe në Report TV shkoi më tej, duke akuzuar Flamur Nokën për pasuri të paligjshme, si patja e një shtëpie me vlerë 450 mijë euro. Gjithashtu Elezi akuzoi LSI-në se në zgjedhjet e fundit në Kukës, ka blerë 13% të votave përmes një biznesmeni të ardhur enkas nga Gjirokastra. 

Elezi e identifikoi personin në fjalë me nofkën “Colja”. Shqiptarja.com mëson se biznesmeni në fjalë në të vërtetë quhet Apostol Goci, një minoritar grek nga zona e Gjirokastrës, i cili në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton si ortak apo bashkëpronar në disa biznese të rëndësishme.

Goci është një sipërmarrës kryesisht në fushën e karburanteve, që ka aksione edhe në kompleksin e njohur "Tajvan" në Tiranë, pronari i së cilës është Besnik Sulaj, i njohur ndryshe si “Beso i Tajvanit”. Goci është gjithashtu ortak me Sulajn edhe në disa biznese të tjera sikurse mund të shihet nga ekstraktet historike më poshtë.

Partia Demokratike e ka akuzuar shumicën qeverisëse se i vodhi zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Një akuzë e tillë është bërë shpesh edhe nga vetë LSI. Por kësaj here akuzat për vjedhje votash bëhen brenda vetë radhëve të opozitës. Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së në Kukës, një njohës i mirë i zgjedhjeve në këtë zonë, së fundmi akuzoi se vetë LSI bleu vota në këtë qytet përmes Gocit, çka sipas tij ishte absurde, sepse qyteti veri-lindor është një bastion historik i së djathtës.  

Apostol Goci, duke promovuar në Twitter zyrën elektorale të LSI në Kukës

Bizneset në të cilat Goci është ortak:

Emri i subjektit: “A – 3”/ Objekti i Aktivitetit: Tregti me pakice karburanti per automjete.

Statusi i Gocit: Ortak me 33.3% të aksioneve.

Kliko per dokumentin

Emri i Subjektit: B3A CONSTRUCTION /Objekti i Aktivitetit: Ndërtime civile dhe ekonomike, prodhim materiale ndërtimi, prodhim materiale bituminoze, prodhime druri dhe metalike. Punime dheu, sistemime dhe taracime terrenesh. Ndërtime rruge, ura, pista, aeroporte, punime të mirëmbajtjes dhe sinjalistike.

Statusi i Gocit: Ortak me 20% të aksioneve.

Kliko per dokumentin

Emri i Subjektit: GLOBAL PETROLEUM ALBANIA/ Objekti i Aktivitetit: Importimi ose blerja dhe tregtimi me shumicë dhe pakicë i produkteve të naftës në Shqipëri; krijimi dhe shfrytëzimi i stacioneve të karburanteve të zoteruar tërësisht ose edhe i atyre të lidhura me shoqërinë me anë të një kontrate;

Statusi i Gocit: Aksione me të drejtë vote.

Kliko per dokumentin

Emri i Subjektit: GLOBAL SH.P.K./ Objekti i Aktivitetit: Tregtim të mallrave industriale, ushqimore e materiale ndërtimi me pakicë dhe me shumicë. Shitblerje karburanti. Klub dhe restorant. Transport tokësor e ujor me mallra dhe pasagjerë. Import eksport.

Sttausi i Gocit: Ortak me 15% të aksioneve.

Kliko per dokumentin

Emri i Subjektit: T A I W A N/ Objekti i Aktivitetit: Aktivitet në fushën e tregetisë së bareve,restoranteve e hotelerisë, duke përfshirë këtu të gjitha ambientet argëtuese, disko, klube nate e lojëra të ndryshme argëtuese në funksion të tyre, lojëra të ndryshme argëtuese si bilardo apo videogame etj.

Statusi i Gocit: Ortak me 5% të aksioneve.

Kliko per dokumentin

(Një pikë karburanti e publikuar nga Goci në Twitter, që mendohet se është pronë e tij)

“Coli” dhe lidhja me “Beson e Tajvanit”
Por Albano Aliko rezulton bashkëpronar edhe te firma “Tajvani”. Kjo është kompania e njohur në qendër të kryeqytetit, ku është strehuar kazinoja e Tiranës, si dhe një numër lokalesh e restorantesh me shumë xhiro. Në rast se Aliko, por edhe Apostol Goçi, zotërojnë në këtë aktivitet nga 5 për qind të aksioneve secili, Besnik Sulaj, që është pronari i vërtetë i tij, zotëron 80 për qind. 

Në vitin 2003, aksioner i vetëm i "Tajvan" ka qenë Sulaj, por në vitin 2009 grupi i tyre u pasurua edhe me Albano Alikon, Apostol Goçin, etj. Në drejtim të kësaj kompanie ka sërish goditje nga përmbaruesit që nga viti 2011, por edhe më pas.  

Por Beson, Goçin dhe Alikon i gjejmë në bashkëpronësi edhe në një tjetër kompani, të cituar më sipër: B3A CONSTRUCTION, ku ka një ndarje interesante të “tortës”: Besnik Sulaj 20%, Albano Aliko 20%, Apostol Goçi 20%, 20% i ka vetë shoqëria “Tajvani” dhe një 20% të mbetur e zotëron Avni Braçaj, një njeri i afërm i “Besos së Tajvanit”. Kompania figuron e çregjistruar si aktivitet në QKB.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Blenard: 01/05/2018 20:23

    Mendoja qe pd ishte 0 po paska dike qe mendon si nje njeri i vertet jo si pit bulla bravo o zotri shpresoim te shtohen zerat djathtas e majtas

    Përgjigju
    • Ai djali: 01/05/2018 23:03

      Po lsi ka blere vota vazhdimishte bashke me pd . Dhe lehin si qen ?lsi nuk fiton me teper se 3 deputet pi mos ti bleje . Sali berisha ka tradhtuar ps qe ne vitin 1994 , dhe lulin ai e ka vendos dy here ,k partie ? Kjo parti ka zhgenjyer shtresen e te presekutuerve , dhe demokratet !

  • populli: 01/05/2018 18:27

    brvo me ne funde doli nj burre qe s'ka frike nga everteta bravo

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 01/05/2018 17:00

    O Shqiptar mor Zot ju sjeni as budallenj si i lejoni vetes që një njerj si flamuri pa bisht një idjot i ler tju vjedhi juve e ai një kafsh me fytyr njeriu të jetoj në luks të shfrenua. Kjo është e pa falshme për ju që një njeri i till tju talli ju e tju lëri në varfëri ekstreme . E ai me shok të bëj jet prall me gjakun tuaj . TURP TURP TURP. MBLIDHNI MOR POPULL MËNDJEN E TREGOINI VËNDIN KËTYRE QELBËSIRAVE

    Përgjigju
    • Njetri: 02/05/2018 00:58

      Besford mir e ke per ato qe the po jo vetem neve dhe ty te vjeth ai dhe po qe se nuk jeton ne shqip ti familjes tende

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'