Pas sulmit në Kuvendin e PD/ Ibsen Elezi në Report TV: Ju tregoj deputetin me shtëpi 450 mijë €

Ish-kryetari i degës lokale të PD në Kukës Ibsen Elezi shkaktoi ‘tërmet’ dje në Kuvendin Kombëtar të PD me akuzat e forta dhe të drejtpërdrejta për kryetarin e PD, Basha, Berishën, por edhe funksionarë të lartë të së djathtës.

Elezi tha se PD ka deputetë të korruptuar që kanë shtëpi nga 450 mijë euro. Sot ai shkoi edhe më tej kur në studion e Report TV tha se mjafton të shohësh makinat luksoze të deputetëve për të kuptuar se si i kanë bërë paratë.

Demokrati i shqetësuar tha se Flamur Noka është vetëm njëri prej këtyre deputetëve.

Ai akuzoi LSI se ka blerë vota në Kukës, duke e konsideruar këtë si një absurditet të panevojshëm.

Elezi përmendi një perosn nga Gjirokastra me emrin Cole, si përgjegjësin e LSi për të blerë vota në Kukës dhe sipas Elezit partia e Kryemadhit bleu 13% të votave.

Cfarë prodhoi Kuvendi Kombëtar dje?

Prodhoi një sstaut të ri me ndryshime, por që në thelbin e vet nuk kishte ndonjë ndryshim të madh. Pati fare pak njerëz që folën dhe diskutuan. Ishte një Kuvend që nuk futet te kuvendet e mira të PD-së.

Kush është përgjegjës për këtë, Basha apo Berisha?

Përgjegjës është ai që drejton, nuk mund të akuzosh Berishën për diçka që nuk ka rol të drejtpërdrejtë.

Sulmuat Ristanin, përse ky mllef apo shqetësim?

Nuk është mllef, por shqetësim. Nuk ishte një akuzë e drejtuar ndaj Ristanit. Nëse kam diçka konkrete mund ta atakoja. Në rastin e Ristanit desha të paraqes që si sekretar organizativ duhet të vijë një njeri me shumë përvojë, dhe mora rastin e zotit Bode, si njeri me shumë përvojë. Dhe thashë se problemet do çalojnë kur një profesionist do zëvendësohej nga një njeri pa punë. Ristani u katapultua nga kryetar i KQZ në Sekretar Organizativ.

Ka raste të tjera?

Ka raste katapultimesh, unë i quajta kacavjerrke. Si në rastin e deformimit të strukrurës së depaartamenteve, të cilat Basha i ka bërë në funksion të individëve, nuk janë thjesht cic mice për t’i ofruar role njerëzve të caktuar.

Çfarë shkaktoi humbjen më të thellë të PD në 23 qershor?

Katapultimi i personave shkakton një efekt domino poshtë, sepse i tregon të tjerëve poshtë që ju kot merreni, se këtu ka të katapultuar. Kjo është një ndër arsyet kryesore.

Protesta e rrugës së kombit, thatë se anëtarët e PD u përpoqën të bojkotojnë protestat?

Deputeti Noka etj, me këshilltarë të tjerë u munduan ta pengonin, nuk e kam besuar kur e kam dëgjuar. Unë kërkova një ditë para protestës që zoti Basha të ketë ragimin dhe prononcimin e vet, ai nuk reagoi, atëherë unë u detyrova ta bëja pjesë në Kuvendin Kombëtar. Basha edhe pse e di, e nxori Nokën krah njërit prej të arrestuarve. Noka u ka çuar mesazhe njerëzve që mos shkoni në protestë, sepse janë të shitur ata që janë atje. Shpjegimi që e ngarkon më pak Nokën do të ishte që s’dinte gjë, por kjo është idiotësia më e madhe.

Çfarë ndodhi në Kukës?

Një nga gazetarët thoshte iu tradhtoi politika, atje. Unë e pyeta e flet shqip ti?

Gazetarët janë tregues, raportojnë. Por si u organizuat?

Ne këshilltarët kemi diskutuar që të majtë dhe të djathtë të çohemi masivisht dhe erdhëm. Duhet të vinin më shumë nga Kosova e Tropoja, por nga bllokimi atë ditë mbetën 2-3 mijë protestues.

A i ndani protestuesit e thjështë nga ata që shkatërruan?

Protestues të thjeshtë janë ata që shkatërruan. Mund ta kryeja edhe unë si veprim, por do vinin 2 mijë të tjerë të merrnin para policinë. Unë kam qenë shumë në siklet atë ditë që të mbroja policinë. Policia u nxitua. Perosnat që janë në burg, që i kanë arrestuar me të drejtë ose të padrejtë, janë qytetarë të Kukësit dinjitozë, për të cilët ndihemi krenarë të gjithë.

A keni ambicie për kryetar baskie ndëkrohë që hodhët akuza ndaj Nokës, me të cilin duhet të bashkëpunoni?

Unë kam qenë kryetar partie në Kukës në disa palë zgjedhje të suksesshme. Jam larguar me vullnet të lirë për shkak të sadopak zërave kundra që ka patur, për t’i hapur rrugën të tjerëve. Nuk kam qenë i dhënë shumë që të fus emrin për deputet, sepse e kam parë karrierën ndryshe. Ndejta kryetar partie në 2013 dhe u thashë më vendosni të tretin sepse e dija që do të humbja, ndëtrkohë që si kryetar partie mund të organizoja më mirë.

Gjuha jo e mirë e juaj me Nokën, e dëmton PD në Kukës?

S’mund të mbyll sytë ndaj së vërtetës. Nokën e kam patur bashkëpunëtor dikur, dhe kam qenë mbështetësi më i madh që Noka të ishte ministër.

Për LSI

Kosto që kemi marë në 2013 ka qenë kryesisht nga LSI. Dështuam me pasoja katastrofike. Nuk ka logjikë as moral të kemi një bashkëpunim tjetër. Unë mund të them këtë që PD-ja mund të bënte protestën më të madhe vetë pa LSI-në. LSI e dëmton shumë PD-në. Nuk është Luzim Basha që vendos nga lartë dhe ne pranojmë. Basha duhet të marri vendime në përputhje me logjikën. Ka shumë zëra kundër pa fund kundër tij. Pse Jozefina Topalli që ka qenë ndër kryesoret, beson se nuk është kundra bashkëpunimit me LSI? Po edhe mos ta ngrej njeri zërin, është budallallik.

Basha akuzohet për vendim-marje të mëdha se nuk respekton partinë dhe nuk pyet strukturat...

Listat e 23 qershorit ishte faj i drejtpërdrejtë i Bashës dhe secili duhet të përgjigjet për fajet e veta.

Në kuvendin e PD folët për apartamente 450 mijë euro... kujt iu referuat?

Duhet të ulem t’i referohem nja 10-15 me listë, që të mos i referohem njërit. Këto i verifikon nga makinat luksoze. Këta ecin me shtëpi me vete, qytetari nuk ka para për shtëpi. Flamuri është një ndër ta, por nuk është i vetmi.

I kam thënë zotit Selami në Kukës që fliste për analizën, a e kupton t’i që të bësh një analizë, analizat duhet të jenë të matshme me fakte dhe argumenta. Këtë strukturë ne nuk e disponojmë. Ne kemi strukturë analize të përgjithshme, që nuk e di sa efekte ka.

Elezi përmend Flamur Nokën si një ndër deputetët e PD me apartament super të shtrenjtë

Si e shihni PD në zgjedhje në Kukës për bashkinë?

Duhet t’i lihet anëtarësisë së PD siç premtoi Basha. Kukësi është i djathtë dhe do jetë e PD, por s’duhet të bëjmë gabime. LSI e mbajmë mend në 2013, kur bleu 13% të votave. Solli një biznesmen nga Gjiroktasrta. I bleu në Kukës, ka qenë e tmerrshme. Ne që kemi qenë atje, thoshin të kesh bashkëpunëtor Colen që bleu vota në Kukës? Duhet të heqin dorë nga këto budalliqe, dhe LSI sot denoncon vjedhjen e votës.

Keni patur kontakte nga PD poas fjalimit tuaj?

S’jam drejtues i lartë që të kem kontakte nga PD. Problemet që u ngritën janë probleme themelore, nëse analizohen krijojnë unifikimin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 30/04/2018 21:19

    Fjalimi me i vecante ne 27 vjet mender demokrature . Ai dhale pervec se perfaqesonte veten e tij , me ate gjuhe te paster te vertete dhe kundra falcitetit te zakonshem te politikes se sotme qe nuk perfaqesojne nje antaresi te caktuar por klane qe kane gllaberuar dhe pushtetin dhe pronesine publike . Fjala e hapur dhe reale e atij djali eshte e vecante se i tregoi jo vetem Lulit e kompani pir te gjithe politikes shqiptare se duhet nerut dhe aftesi per te drehtuar dhe jo klane muqsh qe vetem progres nuk japin . Bravo se vec vetes nderove dhe ate popull te urte e te zgjuar kuksian , karakteristika qe e dallojne nga krahinat e tjera te vendit

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 30/04/2018 17:00

    Paska dhe trima PD ne Kukes.Une dija vetem sivllaun e gamorit Mul Noken.

    Përgjigju
  • popi: 30/04/2018 14:40

    Ai qe ju e quani Cole, qe bleu votat ne Kukes, nuk esht tjeter vecse , APOSTOL GOÇI. Biznesmeni ortak i Albano Aliko dhe i Sulajt te tre ortak tek Taiwani ne tirane, ortake tek Alpet, dhe ortak tek Gulf qe falimentoi me mashtrimin milona eurosh. Nje spurdhiak megalloman prepotent, nje qurre vlleh, as shqiptar, arrixhi. ky esht Colja.

    Përgjigju
  • Faik: 30/04/2018 12:42

    Edhe ky BANDIT është , prandaj mos na i shisni shumë për "TRIM" këtë Lapanjoz more aman !! Ky shan LULIN , por nuk ka b*thë të shaj gjithë Kupolën KRIMINALE të PDsë , që kanë bërë NJË MIJË e NJË KRIME , VJEDHJE dhe ZULLUME !!! Po ku ka një ISH ZYRTAR të Lartë në PD , që nuk ka bërë KRIM ! Mos u gënjeni nga ky Banditi , sepse ju Garantoj që nuk është më i mirë nga të tjerët në ÇETËN e ÇAKEJVE dhe HIENAVE të PDsë !!! Ky do thjeshtë të mari Vëmëndje , dhe të duket ndryshe nga HAJDUTËT e tjerë të PD KRIMIT !!! PDja është PARTI FASHISTËSH , TRADHTARËSH , KRIMINELËSH dhe KRYE HAJDUTËSH , prandaj mos u mashtroni nga ky "KOPUK"!!!

    Përgjigju
    • Liri demokraci: 30/04/2018 21:03

      O 'vllavi' zbuloja nga i ka rrenjet, se e merr vesh pastaj se cfare eshte. I ati i tij i tha Berishes ne kuvend te njejtat fjale e Berisha nuk i pranoi prandaj i ati e la politiken. Tani ai eshte i vetmi qe di nga erdhi PD-ja dhe pse. Ose mbase jeni nje komunist i vogel dhe ju dhe nuk doni qe te ringjallet PD-ja.

    • Edi: 30/04/2018 14:59

      Ti e meriton te jesh kryetar i partis demokratike

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'