Elhaida Dani dhe Alban Skënderaj,
dy zërat brilantë të skenës festive

Elhaida Dani dhe Alban Skënderaj,<br />dy zërat brilantë të skenës festive
Jessie J ishte qershia e koncertit të mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” për 70-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Por, publiku ka pasur mundësinë që të dëgjojë dhe zërat brilantë shqiptarë të Alban Skënderajt gjatë hapjes së koncertit dhe Elhaida Danit si këngëtare mbështetëse.

Këngëtarët kanë përcjellë emocion dhe fuqi akustike në skenën festive.



Elhaida Dani ka përsëritur gjatë koncertit që është shumë e emocionuar përballë publikut të saj, të cilin e falenderoi dhe për mbështetjen që i ka dhënë gjatë ngjitjes në “The Voice of Italy” deri në trofeun e çmimit të madh.

Për Elhaidën ishte performanca e parë përpara një publiku kaq të madh me shqiptarë pas sukseseve të saj në vendin fqinj.



Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 
 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron