Përballja mes saj dhe këngëtares italo-amerikane Françeska Belenis është konsideruar një “sfidë ndërkombëtare” nga organizatorët e këtij spektakli. Elhaida së bashku me Françeskën kanë performuar për jurinë dhe publikun këngën “No more tears” nga Dona Summer.
Ndërkohë në rrjetet sociale dhe në faqe të ndryshme në internet beteja e Elhaidës dhe Françeskës është konsideruar si më e bukura e zhvilluar gjatë asaj mbrëmje. Urojmë që Elhaida të vijojë suksesin në deritanishëm në këtë talent show.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)