TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur në orën 09:00 mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit. Në fokus të takimit është situata e krijuar nga protestat e dhunshme në Tiranë, ndërsa pritet të diskutohen edhe masat e reja ndëshkuese ndaj personave të përfshirë në aktet e dhunës.
Një prej masave që parashikohet në paketë është krijimi i një liste të zezë në sistemin TIMS, e cila mund të sjellë kufizime për udhëtimet jashtë vendit. Masat e paralajmëruara përfshijnë gjithashtu faturimin e dëmeve familjeve të të miturve që përfshihen në akte dhune, heqjen e mbështetjes financiare për studentët, si dhe përjashtimin nga puna të mësuesve që nxisin nxënësit drejt dhunës.
Në gjashtë ditët e para të protestave, mbi 260 persona të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunës janë arrestuar, ndërsa dhjetëra të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Por, krahas përballjes me drejtësinë, qeveria ka paralajmëruar edhe masa të tjera ndëshkuese.
Më herët, kryeministri Rama deklaroi se prindërit do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre gjatë protestave. Ndërsa për studentët që ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të policisë, paralajmëroi heqjen e arsimit falas, bursave dhe çdo mbështetjeje financiare nga shteti. Masa janë paralajmëruar edhe ndaj mësuesve që nxisin nxënësit të përfshihen në akte dhune, të cilët rrezikojnë largimin nga puna.
-
Ato qe djegin e shkaterrojne te marin ate qe meritojne
Përgjigju -
burg
Përgjigju











Komente
Komento