Nëse Irani më vret shpresoj se Amerika ta zhdukë atë nga faqja e dheut. Kështu iu përgjigj republikani Donald Trump aludimeve se Teherani zyrar po planifikon eleminimin e tij fizik.
Ish presidenti Trump postoi në rrjetin e tij social “Truth” një pjesë nga fjala e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu para Kongresit amerikan, i cili përsëriti hipotezën se Irani synon vrasjen e Trump.
“Nëse ata bëjnë ‘vrasjen e Presidentit Trump’, që është gjithmonë një mundësi, shpresoj që Amerika ta fshijë Iranin, ta fshijë atë nga faqja e dheut. Nëse kjo nuk ndodh, liderët amerikanë do të konsiderohen frikacakë”, tha Trump.
Ndërsa së fundmi, ish-presidenti ka kritikuar edhe kreun e Byrosë Federale të Investigimit, Christopher Wray, pas dyshimeve që ky i fundit ngriti në Kongres, se ish presidenti mund të jetë goditur në vesh nga një cifël dhe jo një plumb.
Sipas republikanit 78-vjeçar, FBI nuk ka kryer asnjë hetim, për të bazuar deklaratën e kreut të saj.
ShBA tė ha mutin e pam SHBA nē : Vietnam, nē Afganistan, nē Irak se sa i vlen lēkura. E SHBA kruhet me shtete tē mbaruara pse skruhet me Kinēn me Rusin e tē shofi sa i vlen bytha.
Përgjigju