Vllaznia fitoi 1-0 me Linfield në ndeshjen e kthimit për turin e parë të Conference League. Megjithë suksesin në "Loro Boriçi", humbja 3-1 në ndeshjen e parë kundër irlandezo-veriorëve ka bërë që shkodranët të jenë jashtë Evropës.
Pas duelit, trajneri Migen Memlli është shprehur se djemtë dhanë gjithçka në fushë, ndërsa është i mërzitur nga rezultati, teksa të tijtë krijuan volum në 90 minuta të luftuara.
"Boll i mërzitur jam, por ajo që dua të them është një falënderim i madh për futbollistët, nuk mund të jem më tepër krenar, pasi sot në Shkodër dhe të gjithë ata që e kanë parë nga shtëpia ndeshjen, kanë vënë re një futboll të bukur. Ajo që mund të merrnim më shumë ishin ato episode që nuk na u dhanë. Do të kemi kohë deri në fund të gushtit për të mbyllur dy lojtarë, skuadra dha gjithçka sot. Kur ti luan ndaj një skuadre që nuk ke shumë informacion normale që është e vështirë. Unë kam ardhur në Shkodër për të fituar dhe skepticizmi s'ka qenë vetëm për mua por edhe për Balajn që bëri gol sot", tha Memelli.
Ndërkohë autori i golit, Bekim Balaj u shpreh se arbitri e vendosi ndeshjen duke mos akorduar dy penallti.
"Jam i keqardhur për këtë eliminim. Mendoj se me lojën që bëmë, me atmosferën që krijuan, tifozët tanë të mrekullueshëm dhe me ato episode gati të pabesueshme që pati kjo ndeshje, realisht më vjen keq. Të shohësh ato episode është mëkat i madh. Na penalizuan shumë ato penallti të padhëna, por edhe raste të tjera. Të them të drejtën arbitri na penalizoi. Ne pamë videot më pas dhe mendoj se ishin dy penallti të pastra", tregoi Balaj pas ndeshjes.
S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vllaznia pret Teutën, Thomas Brdaric: Durrsakët me përgatitjen më të mirë fizike në kampionat, kemi mungesa
22 Nëntor, 13:44
-
Për herë të fundit në 'Air Albania', pesë futbollistë i japin nesër lamtumirën Kombëtares
15 Nëntor, 13:40
-
Zyrtare/ Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja, 48 ndeshje dhe 9 gola si kuqezi! Kujtohet për golin kundër Portugalisë, i hapi rrugë finaleve të Euro 2016
13 Nëntor, 14:02
-
Superliga/ Partizani fiton 1-2 derbin dhe merr kreun, Vllaznia 'ngec' me kampionët! Teuta dhe Skënderbeu barazim me gola
9 Nëntor, 19:10
-
Conference League/ Chelsea shënon 8 gola dhe vendos rekord, sulmuesi shkodran në fushë! Fiorentina e pëson në Qipro
8 Nëntor, 09:11
-
Disfata me Vllazninë, trajneri i Skënderbeut: Jemi të mërzitur, bëjmë gabime naive! Shkëmbi në rrezik për shkarkimin nga Tirana
4 Nëntor, 12:10
-
Superliga/ Vllaznia i shënon dy gola Skënderbeut dhe gdhin në vendin e parë! Tirana pa identitet mposhtet 1-0 nga Egnatia
3 Nëntor, 19:23
-
Dëmtuan 3 lojtarë të Vllaznisë me lëndë plasëse, Disiplina 'shuplakë' të rëndë Tiranës: Ndeshjet e mbetura të sezonit do t'i luajë pa tifozë
1 Nëntor, 19:27
-
Flakadanët në fushë dhe Mala në spitalin e Lushnjës, policia procedon dy tifozët e 'Tirona Fanatics'
31 Tetor, 12:18
-
Talenti i radhës tek Vllaznia, mbrojtësi Flori Spahija debutoi ndaj Tiranës, vinte nga një dëmtim i rëndë
31 Tetor, 08:10
-
Hedhja e lëndëve plasëse nga “Fanatics” dhe dëmtimi i 3 lojtarëve, Vllaznia reagon: Të dënohen autorët nga Policia dhe FSHF! Ndeshja të ndërpritej
30 Tetor, 21:01
-
Renditja/ Vllaznia mposht 3-4 Tiranën, 'Fanatics' dëmtojnë tre lojtarët shkodranë! Laçi befason 2-0 Egnatian, 'arratiset' Partizani
30 Tetor, 16:19