Eliminimi nga Champions League, Edlir Tetova: Peng penalltitë, në stërvitje nuk gabuam asnjë

Eliminimi nga Champions League, Edlir Tetova: Peng penalltitë, në stërvitje nuk gabuam asnjë

Edlir Tetova, trajneri i Egnatias

1721286146_1703431532edlirtetova.jpg
Egnatia është jashtë Champions League. Kampionët e Shqipërisë u eliminuan nga Borac Banja Luka e Bosnjës dhe Hercegovinës, me ndeshjen që në 90 minuta u fitua 2-1 nga rrogozhinasit. Në shtesë nuk u shënuan gola, teksa nga penalltitë miqtë u treguan më të saktë (1-4).

Pas ndeshjes për mediet foli Edlir Tetova, trajneri i Egnatias që tha se peng i kanë mbetur penalltitë.

“Është një fitore. Marrim një gol të evitueshëm, plus dhe rastet e shënimit ishin. Çunat kanë bërë ndeshje shumë të mirë, tre mungesat ndikuan shumë te ndërrimet. Merr si ndeshje notë pozitive sepse u fitua. Penalltitë çështje fati, do bëjmë më mirë ndeshje tjetër.

Ishim shumë të nxituar në manovrën drejt sulmit. Kemi shpërdoruar pasime. Këto ishin dozat e mërzitjes.

Zejnullai dhe Ndreca, Montenegro po ashtu, na është rikthyer Gjata. Dëshiroja ta kisha grupin të plotë në ndeshjen e parë. Me ikjen e Fernandos, Regi do kohën e vet, prej meje ka nota pozitive.

Për Spahiun është çështje teknike, kemi pasur lojtarë të tjerë më në formë, nuk mund të bëjmë dallime. Më shumë sot duhet të bënim që të shtynim topin në rrjetë.

Ne po prodhonim dhe me 3-5-2, na vuri Borac në vështirësi me krahët dhe dolëm te skema jonë 4-3-3. Kështu arritëm të shënonim golin e dytë. Dhe Kasa do kohën e vet se nuk ka minuta mjaftueshëm nga janari deri tani.

Presidenti? Nuk jam takuar me Demrozin. Nuk e di çfarë reagimi do ketë. Ta dëgjojmë dhe do shikojmë.

Nuk është se kam informacion për Vikingur. Shumë pak kemi parë me humbjen që pësoi dje 2-1.

Pengu më i madh penalltitë. Dje (pardje) asnjë nuk i ka humbur penalltitë në stërvitje”, u shpreh Tetova.


Lajmi kryesor:

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Shkak bëhet Lionel Messi, presidenti i Argjentinës shkarkon zv.ministrin e Sportit

Shkak bëhet Lionel Messi, presidenti i Argjentinës shkarkon zv.ministrin e Sportit