Eliminimi nga Juve në Champions
Perez: Reali do rikthehet më i fortë

Eliminimi nga Juve në Champions<br />Perez: Reali do rikthehet më i fortë
Presidenti i Realit të Madridit, Perez ka folur pas eliminimit me Juventusin duke premtuar se do të rikthehemi më të fortë edicionin tjetër, ndërsa nuk ka nguruar që të urojë edhe italianët për finalen.

“E di se tifozët tanë do të jenë të trishtuar, por dua ta dini se kjo do të na bëjë të punojmë akoma më shumë dhe të bëhemi më të fortë. Ishte një sezon kontradiktor që e filluam me 22 fitore rresht, Superkupën dhe Botërorin e Klubeve, por në fund nuk fituam trofe.

Ne duam më shumë dhe do të luftojmë për trofeun e 11 të Ligës së Kampionëve sezonin tjetër. Përgëzime për Juventusin. I falënderojmë trajnerët e lojtarët për gjithçka dhanë për këtë ndeshje, do të rikthehemi më të fortë edicionin tjetër”, theksoi Presidenti i Realit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë