VIDEO GOLAT/ Eliminoi Cityn, Ancelotti: Tani fitojmë Championsin! Asnjë angleze e italianë në 4 më të mirat e Europës, mësohen data dhe oraret e gjysmëfinaleve

Kampionët në fuqi të Europës, Manchester City, kanë mbyllur këtë sezon të Champions League në çerekfinale. Përballë Realit mungoi fati, ‘pasi’ galaktikët prenë biletën e 4 më të mirëve në kontinet, duke u treguar më të saktë te penalltitë. Pas ndeshjes së parë në Spanjë të mbyllur 3-3 edhe në Angli dy skuadrat u ndanë në barazim 1-1 për 120 minuta.

Fillimisht zhbllokoi Rodrygo për madrilenët, i cili është bërë makth për ekipin e Guardiolës pasi askush më shumë se ai nuk i ka ndëshkuar ndonjëherë. Braziliani ka realizuar 4 gola në portën e Manchester Cityt në Champions League. Megjithatë City falë potencialit që ka këmbënguli shumë deri në momentin e barazimit. Sulmet e njëpasnjëshme u konkretizuan vetëm në minutën e 76 nga de Bruyne. Nga ky moment e deri tek penalltitë pati pak për të evidentuar. Nga 11 metërshat fillimisht gaboi Reali me Modric, por më pas City dështoi dy herë me Silvës dhe Kovacic, duke përshendëtur kompeticionin me veshë të mëdhenj.

Pas eliminimit Guardiola u tregua fair play, duke uruar Realin, ndërsa tekniku ‘galaktikëve’ Ancelotti u shpreh se ndihet shumë krenar, ndërsa shtoi se tani do shkojnë të fitojnë Championsin. Në katër më të mirat e Europës këtë sezon nuk do jetë asnjë ekip anglez dhe italian.

Në gjysmëfinale, më 30 prill, Real Madrid do përballet me një tjetër skuadër historike të Champions League si Bayern Munich. Gjermanët fituan minimalisht 1-0 çerekfinalen e kthimit kundër Arsenal, por që ishte e mjaftueshme për të shkuar te 4 më të mirat pas barazimit 2-2 në Londër. Heroi i ‘Allianz Arenas’ ishte Kirmich, i cili me kokë dërgoi ‘topçinjtë’ në shtëpi. Trajneri i Arsenal tha se skuadrës së tij i mungon eksperienca në këto nivele. Gjysmëfinalja tjetër e Champions League, që luhet të mërkurën e 1 majit është Dortmund-Paris SG.

Gjysmëfinalet e Champions League 

Bayern Munich   vs    Real Madrid        30/04/2024

Dortmund           vs    Paris SG               1/05/2024

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë