Malisheva fitoi sot 5-0 kundër Vllaznisë duke u kualifikuar për në turin e dytë të Conference League. Pas ndeshjes foli trajneri i ekipit shqiptar nga Kosova, Thomas Brdaric. Ish trajneri i Vllaznisë eliminoi ish ekipin e tij, ndërsa tregoi se suksesi i Malishevës erdhi pas shumë pune.
"Ne kemi punuar shumë që të kalonim këtë raund. E dinim përpara që do ishte shumë e vështirë të luanim kundër Vllaznisë. Jam shumë krenar për djemtë e mi dhe sa sakrificë bëmë. Performancë në maksimum, ishte 100%. Nuk mund të them asgjë tjetër.
Jam shumë falenderues për djemtë e mi. Fillimisht do festojmë sot që kaluam raundin. Nga nesër do mendoj për Hibernian. Çfarë presidenti, njerëzit dhe anëtarët ndërtuan në 10 vitet e fundit një klub të mrekullueshëm.
Kur më kërkuan që të vi këtu, 'u ndeza' direkt. Të zhvilloj këtë skuadër në një nivel tjetër, e vlerësoj që m’u krijua mundësia. Si një trajner jam falenderues që drejtoj këtë skuadër të mrekullueshme”, u shpreh Thomas Brdaric për 'RTK'.
Lajmi kryesor:
Conference League/ Malisheva e Kosovës 'shuplakë' 5-0 Vllaznisë së Shkodrës, e eliminon me turp nga Evropa që në fazën e parë! Ekipi i Brdaric në histori








