Lady Gaga dhe i fejuari i saj, Michael Polansky, së fundmi janë bërë prindër për herë të parë.

Emri, gjinia dhe ditëlindja e foshnjes nuk dihen ende. Megjithatë, këngëtarja dhe sipërmarrësi janë parë për herë të parë bashkë me beben duke bërë një shëtitje.

Çifti ka qëndruar larg vëmendjes së publikut muajt e fundit, duke shkaktuar spekulime në internet për statusin e marrëdhënies së tyre.

Gaga nuk ishte parë në publik që nga gushti, kur u ndal për të bërë një selfie me një fans në Kaliforninë Veriore.

Ylli i popit e përfundoi turneun “The Mayhem Ball” në prill. Turneu zgjati pothuajse nëntë muaj dhe përfshiu 86 koncerte në mbarë botën.