Aktorja Eliona Pitarka, ka nisur vitin 2025 me një lajm të gëzueshëm për ndjekësit e saj. Ajo ka njoftuar se është në pritje të ëmbël.
Eliona, e cila tashmë është nënë e dy vajzave, ka zbuluar se është shtatzënë për herë të tretë dhe aktualisht ndodhet në muajin e tretë të shtatzënisë.
Lajmin e ëmbël aktorja e ka dhënë nëpërmjet një video me partnerin në rrjetet sociale, ku shihen duke kërcyer të dy, dhe më pas ajo tregon barkun e rrumbullakosur, ndërsa i bashkëshorti ka treguar ekografinë.
'Ja pra miq e mikesha, ky është postim për të nisur vitin, bebi Alliu nr 3 është rrugës”, ka shkruar ajo.