Elis Bakaj drejt Izraelit, rikthehet
Curri, Muzaka operohet me sukses
Elis Bakaj largohet nga Tirana duke vazhduar karrierën në kampionatin izraelit të futbollit. Lajmin bombastik e japin mediat izraelite. Mesfushori i talentuar shqiptar që luan me bardheblutë ka arritur akordin me ekipin e Hapoel Raanana për 3 vitet e ardhshme.
Elis Bakaj largohet nga Tirana duke vazhduar karrierën në kampionatin izraelit të futbollit. Lajmin bombastik e japin mediat izraelite. Mesfushori i talentuar shqiptar që luan me bardheblutë ka arritur akordin me ekipin e Hapoel Raanana për 3 vitet e ardhshme.
Detajet financiare të kontratës që Elis Bakaj do të firmosë me ekipin izraelit nuk bëhen të ditura, por paga do të jetë e majme. Fatin e kontratës së Bakajt me Hapoel Raanana sipas mediave izraelite e ka vendosur derbi me Partizanin, pasi javën e kaluar trajneri i Hapoel Raanana Haim Silvas ka udhëtuar drejt Tiranës bashkë me shefin për të ndjekur nga afër mesfushorin shqiptar.

Në ndeshjen derbi Bakaj zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, madje duke qenë deciziv në barazim 2-2 me dopietën e shënuar. Përsa i përket kontratës me Tiranën, Bakaj pritet që të mos ketë probleme, pasi edhe më parë drejtuesit e klubit, por edhe vetë mesfushori kanë deklaruar në media se kontrata mund të prishet vetëm për një ekip të huaj.

Por largimi përkon edhe me përfundimin e kontratës, pasi Bakaj në fundin e edicionit mbyll marrëveshjen me 24 herë kampionët e Shqipërisë duke qenë një lojtar i lirë. Mesfushori do ta mbyllë aventurën me ekipin e Tiranës pa asnjë trofe, pasi dështuan në Kupë dhe në kampionat. Në kampionatin izraelit, Bakaj do të bashkohet me një tjetër lojtar shqiptar, sulmuesin Hamdi Salihi.
Muzaka me ZanetinGjergji Muzaka ishte të dielën në “Olimpico” bashkë me Javier Zanetin për të ndjekur sfiden Lazio - Inter.

Sot mesfushori ka realizuar ndërhyrjen në gjurin e dëmtuar, e cila ka rezultuar me sukses, por ky edicioni është i mbyllur për Muzakën, pasi nga fundi kanë mbetur edhe dy ndeshje, teksa periudha e riaftësimit do të marrë më shumë kohë. Muzaka është gati nëse Tirana arrin Europën.

Pas operacionit Muzaka deklaroi "Operacioni shkoi mjaft mirë dhe tani jam shumë optimist. Falenderoj presidentin Halili për mbështetjen. Do rikthehem shpejt. Të fala gjithë tifozëve bardheblu", ka qene ky mesazhi i Muzakes.
Rikthehet CurriTirana ka rinisur përgatitjet në "Skënder Halili". Bardheblutë do të përballen të shtunën në një takim delikat në transfertë me Kukësin. Sot me skuadrën është ribashkuar Debatik Curri.
d.balla/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.2%
-
Jo
53.2%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9852
Lajme të tjera
-
Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA
2 Prill, 07:12
-
Akuzat se ka pakt të fshehur me Berishën, Gazment Bardhi: Me të nuk më lidh më as e shkuara! Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në
2 Prill, 06:55
-
Sot bëni kujdes, do të ketë surpriza në dashuri dhe në punë! Parashikimi i yjeve për sot
2 Prill, 06:46
-
'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)
1 Prill, 22:51
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50
-
VIDEO/ Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon 'Vjollcët'! Juventus tri pikë në shtëpi
1 Prill, 22:40
-
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane
1 Prill, 22:38
-
'Më ka harruar', takimi prekës i Oltës me djalin brenda shtëpisë së BBV
1 Prill, 22:23
-
Sylvinho merr lajmin e mirë, Keidi Bare lë pas dëmtimin dhe luan në La Liga
1 Prill, 22:19
-
Donald Trump kritika për gjykatësin që do shqyrtojë çështjen e tij penale
1 Prill, 22:14
-
Dyshohet se gëlltiti brisqet e rrojës në burgun e Drenovës, i dënuari niset me urgjencë në spital
1 Prill, 22:09