Elis Kuçi, gazetari që nuk ka rrjete sociale: Çdo gjë bëhet vetëm për ta nxjerrë në FB, unë dua kontaktin fizik me njerëzit

Edhe pse prej disa vitesh është zëdhënës në KLD, Elis Kuçi me profesion është gazetar e nuk ka hequr dorë nga të shkruajturit, pasi herë pas herë publikon në gazeta opinionet e tij. Por ndryshe nga mbi 90 % e kolegëve ai nuk përdor asnjë formë të rrjeteve sociale dhe për rrjedhojë nuk promovon asgjë në to. Madje ka qënë pikërisht tendenca e shumicës prej nesh për të treguar gjithçka nga jeta jonë në rrjetet sociale, që atë e ka frymëzuar të shkruajë për të shkruar kundër tyre. I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Kuçi shpjegoi se pse ka vendosur t'i qëndrojë larg medias sociale.

Arsyeja pse nuk u përfshiva në rrjetet sociale ishte sepse doja kontaktin fizik me njerëzit, sepse ndodh që të njihesh në rrjetet sociale dhe kur shihesh në rrugë nuk i flet. Më mirë 2-3 herë në vit dhe fizikisht se sa 3-4 herë në javë në FB. S'kam patur kurrë as Instagram dhe Facebook. Jo më larg se javën që kaloi, u nda nga jeta një pjestar i fisit dhe unë e mora vesh shumë vonë, dhe u thashë familjarëve që më parë njoftohej me telefon. Zakonisht një lloj asistente është bashkëshortja kur njerëzit nxjerrin njoftime vetëm në FB. Me një shok të vjetër që kam në Kanada, shkëmbejmë emaile.

Elis Kuçi, gazetar

I pyetur nëse e pengon mungesa e rrjeteve sociale për të amplifikuar apo shpërndarë edhe më shumë shkrimet dhe opinionet e tij, Kuçi u shpreh se njerëzit konsumojnë “fast food” nëpër rrjetet sociale por nuk e “përtypin” pra nuk e analizojnë atë ccka lexojnë.

Përveçse si gazetar, gjithë formimin tim akademik dhe e studioj pak më imtësisht këtë ccështje. Në Facebook apo në rrjete sociale vërtet mund të shpërndahet shkrimi por aty njerëzit janë si kalimtarë, si një fats food tek stacioni i trenit që merr shpejt një gjë dhe ikën, pra nuk e përtypin. Në gazetë ka vërtet më pak lexime por atyre që e lexojne u mbetet në mendje. unë shkrimet, nëse nuk i botoj në gazetë më mirë nuk i publikoj fare se në gazetë mbetet.

Elis Kuçi, gazetar

Për gazetarin, rrjetet sociale sot po “e vrasin” jetën reale dhe të gjithë pretendojnë se janë të lumtur, duke u shtirur në këtë mënyrë vetëm për të nxjerrë momentet më të lumtura nëpër rrjete sociale.

E ka zevëndësuar jeta virtuale jetën reale, sepse ccdo gjë bëhet sot vetëm për ta nxjerrë në Facebook. nuk quhet madje që ke dalë apo ke shkuar diku nëse nuk bën check in. Bëjmë të gjithë sikur kemi lindur VIP-a, të pasur, Shqipëria është vendi më i lumtur në botë, etj. etj.

Elis Kuçi, gazetar

 

Gazetari Elis Kuçi i ftuar në emisionin Rreze Dielli

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja