Në datë 5 janar Elisaveta Treska është emëruar drejtoreshë e Spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ (Senatoriumit) në Tiranë. Ajo zëvendësoi në këtë detyrë doktoreshën Silva Bala.

Senatoriumi është spitali ku trajtohen të sëmurët me sëmundjet e mushkërive, si tuberkulozi, kanceri, pneumoni, etj.

Report TV sjell edhe një historik të shkurtër të Senatoriumit, ku kujtojmë se në vitin 1936 ne Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës është hapur reparti për të semuret me tuberkuloz.

Në Shkurt të vitit 1945 në Spitalin Ushtarak të Tiranës kishte një pavion me 30 shtretër për tuberkulozin, që bashkë me pavionin e sëmundjeve infektive drejtoheshin nga Dr.Shefqet Ndroqi.

Në Shtator te vitit 1945 në Kodrën e Fuat Beut u krijua një stacionar me 75 shtretër, duke u formuar kështu berthama e Sanatoriumit të ardhshëm të Tiranës.