Elma Dorezi rikthen pas 27 vjetësh  
 “Zbutjen e kryeneçes” në teatë

Elma Dorezi rikthen pas 27 vjetësh  <br /> “Zbutjen e kryeneçes” në teatë
Komedia e Shekspirit “Zbutja e Kryeneçes” rikthehet premierë pas 27 vjetësh në Teatrin Kombëtar nga regjisorja e njohur Elma Dorezi. Regjisorja Dorezi e njohur për premierat e suksesshme "Gratë në Parlament", “14 vjeç dhëndër”, “Nusja në thes”, “Të çmendur pas parave” dhe për disa çmime si regjisore e protagoniste e premierave të ndryshme, sjell variantin modern të kësaj vepre në skenë.

Dorezi thotë për Report TV se nuk do t’i qëndrojë besnik formës klasike të veprës.

“Deri më sot jemi ndeshur me formën klasike siç është ajo e 27 viteve përpara, ndërsa sot me këtë premierë kemi një këndvështrim ndryshe, qoftë në formën skenike, qoftë në mizaskena. Komedia do të vijë në një formë të commedia dell'arte. Tani vijmë me një këndvështrim krejt ndryshe.”

elma dorezi

Interesante në këtë komedi të modernizuar është se përveç aktorëve të njohur Mehdi Malkaj, Mërkur Bozgo, Gladiola Harizaj, Helidon Fino, Sokol Angjeli, Devis Muka, Klea Huta, Neritan Liçaj, Klodian Hoxha dhe Lulzim Zeqja, janë përfshirë edhe aktorët që luajtën dramën e para 27 vjetëve me regji të Fatos Haxhiraj, si Vangjel Toçe dhe Sokol Angjeli.  

zbutja e kryeneces

“Në qoftë se atëherë flitej për mënyrën klasike për lidhjen në çift, sesi bëheshin martesat e asaj kohe, në këtë kohë të re, kontata ka marrë përparësi. Pra kjo është ajo çfarë arrijnë partnerët sot në lidhjen e tyre martesore”. Kështu e rrëfen thelbin e ndryshimit të situatave në komedinë e Shekspirit aktori Sokol Angjeli.

Në një konferencë për median aktorët Helidon Fino e Devis Muka rrëfejnë disa nga sekretet e rolit të tyre, ndërsa aktori Muka shprehet se “Ka qenë një eksperiencë shumë e madhe. Është një fat ta luash një premierë të Shekspirit në Teatrin Kombëtar. Besoj se ky do të jetë një eveniment i madh artistik për nuhatjen time dhe për mënyrën sesi Elma komunikon me publikun”.  

Premiera e komedisë "Zbutja e kryeneçes" me regji të Elma Doresit do të ngjitet në skenën  e Teatrit Kombëtar në datat 5 dhe 6 mars. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid