Trenat mund të lëvizin me shpejtësi 4800 km në orë në një tunel nënujor hipersonik që lidh Britaninë e Madhe me Shtetet e Bashkuara.
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, synon të realizojë projektin për lidhjen e Londrës dhe Nju Jorkut në vlerë 20 trilionë paund.
Multimiliarderi prezantoi konceptin në vitin 2013, dhe themeloi kompaninë Boring, e fokusuar në teknologjinë e tunelit, e cila do të funksiononte duke krijuar një vakum brenda tij dhe duke përdorur automjete nën presion.
Trenat nuk do të përballeshin me rezistencë ajri brenda tunelit. Në teori, ata mund të arrijnë shpejtësi shumë më të larta se trenat konvencionale. Kapsulat që lëvizin përgjatë strukturës teorikisht mund të arrijnë shpejtësi mbi 4800 km në orë.
Nëse kjo do të ndodhte, atëherë një udhëtim midis dy qyteteve të mëdha do të zgjaste 54 minuta. Provat e teknologjisë janë duke u zhvilluar në Indi dhe Kinë, me plane për ta integruar në sistemet e tyre hekurudhore me shpejtësi të lartë në mbarë vendin.
Propozimet për një tunel janë ende të paqarta. Ndërsa disa kanë sugjeruar një rrugë nën dyshemenë e oqeanit, të tjerë kanë favorizuar shtyllat ose një tub lundrues, të mbajtur në vend nga kabllot e bashkangjitur në fundin e oqeanit.
Kujtojmë, lidhja midis Britanisë dhe Francës mori mbi gjashtë vjet për t’u ndërtuar. Nëse tuneli transatlantik do të ndërtohej me të njëjtën shpejtësi, do të duheshin 782 vjet.
K.M/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshje Hamas-Izrael pas 467 ditësh luftë! Shtëpia e Bardhë e konfirmon! Katari: Armëpushim që nga e diela! Festë në Gaza (VIDEO)
15 Janar, 18:21
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Trump, plane për krijimin e një agjencie për mbledhjen e tarifave
15 Janar, 15:18
-
Frrok Çupi: Mot i keq, apo bukuri e zorshme?!
15 Janar, 15:09
-
Michelle Obama ‘thyen’ traditën, ish-zonja e parë nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trump si president i SHBA-së
15 Janar, 14:58
-
Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni
15 Janar, 14:25
-
Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit
15 Janar, 13:57
-
Betimi i Trump, rekord donacionesh! Kompanitë ‘shtyhen’ kush të paguajë më shumë
15 Janar, 13:33
-
SHBA/ Elon Musk paditet nga autoritetet federale për blerjen e Twitter
15 Janar, 09:22
-
Pesë ditë nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë/ Çfarë do të presë bota nga Donald Trump si president i SHBA
15 Janar, 08:57
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
Ku ka harritur bota, te ndertoj tunel ne ocean, dhe shqiptaret meren akome me nje ndyresir si saliu.Medet Medet
PërgjigjuDhe ti je nga ata shqiptarë që merresh me Saliun duke e komentu.