Elon Musk shkarkoi nga X më shumë se 1200 punonjës, eSafety: Pushimet nga puna rrisin gjuhën e urrejtjes

Elon Musk shkarkoi nga X më shumë se 1200 punonjës, eSafety: Pushimet nga puna rrisin gjuhën e urrejtjes

Elon Mussk

Mbi 1200 punëtorë në mbarë botën janë pushuar nga puna nga platforma X (ish-Twitter) e Elon Musk, i cili duket se ka nisur një ‘valë’ shkurtimesh, me efekte të pasigurta në rezultatin përfundimtar, sipas tij.

Sipas mbikëqyrësit të internetit të Australisë, punonjësit e pushuar ishin përgjegjës për luftimin e përmbajtjes fyese dhe zbatimin e politikës së saj. eSafety flet për “shkurtime të thella” dhe vëren se rivendosja e mijëra llogarive të pezulluara ka krijuar situatën “më të keqe” të mundshme për sa i përket përhapjes së përmbajtjeve të dëmshme.

Kulmi i ‘toksicitetit dhe urrejtjes’

Në muajt e fundit, mbikëqyrësi eSafety është fokusuar te X, duke vënë në dukje se marrja e kompanisë nga Musk përkoi me kulmin e “toksicitetit dhe urrejtjes” në faqen e rrjeteve sociale, e njohur më parë si Twitter.

Duke u mbështetur në legjislacionin australian të sigurisë në internet, komiteti eSafety siguroi një listë të detajuar të inxhinierëve të softuerit, rishikuesve të përmbajtjes dhe stafit të tjerë të sigurisë së X.

Komisionerja Julie Inman Grant, e cila dikur punonte në Twitter, tha se ishte e para në listë kur këto shifra u publikuan. Vetëm 80% e të pushuarve nga puna ishin inxhinierë softuerësh

Ata tregojnë se 1,213 staf të rishikimit të përmbajtjes, përfshirë nënkontraktorët, u larguan nga X pasi Elon Musk e bleu atë, 80% e të cilëve ishin inxhinierë softuerësh.

Pushimi nga puna i 80% të inxhinierëve të kualifikuar është pak a shumë si rasti “kur Volvoja e famshmehoqi nga puna të gjithë projektuesit dhe inxhinierët e tij për shkak të sigurisë”.

Sipas zonjës Inman Grant, kjo është “situata më e keqe e mundshme. Ju po ulni shumë mbrojtjet tuaja dhe po riktheni mashtruesit në platformë.”

Australia po drejton një përpjekje globale për të kontrolluar faqet e rrjeteve sociale, duke detyruar kompanitë të shpjegojnë se si merren me çështje të tilla si gjuha e urrejtjes ose sulmet seksuale ndaj të miturve, raportojnë mediat e huaja.

Në tetor, eSafety gjobiti X me 610,500 dollarë Australianë (410,000 dollarë amerikanë), duke përmendur dështimin e platformës për të bërë të qartë se lufton përmbajtje të tilla si sulmet seksuale ndaj të miturve.

Por X ka shkelur afatin për të paguar gjobën, përpara se të shkojë në gjykatë, ku po përpiqet ta anulojë atë.

Kompania nuk u përgjigj menjëherë kur u pyet nga AFP për koment. Ajo dërgoi një përgjigje të automatizuar duke thënë se të gjithë përfaqësuesit e saj “janë të zënë” dhe duke kërkuar që të provonin përsëri “më vonë”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

'Matrix'/ Ferdinand Dervishi: SPAK mund t'i japë një goditje përfundimtare krimit! Ka treguar që nuk intimidohet

'Matrix'/ Ferdinand Dervishi: SPAK mund t'i japë një goditje përfundimtare krimit! Ka treguar që nuk intimidohet