Shefi ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, hyri në selinë e Twitter të mërkurën me një lavaman në dorë, ndërsa marrëveshja e tij për blerjen e faqes së internetit është afër përfundimit.
Musk e ka shpërndarë dhe vetë në llogarinë e tij në Twitter videon e hyrjes. Deri më 28 tetor, Musk duhet të përfundojë marrëveshjen, në të kundërt, siç përcaktohet nga gjykata e Delaware, ai do të shkojë në gjyq.
Miliarderi amerikan ka thënë se faqja e mediave sociale ka nevojë për ndryshime të rëndësishme. Është përfolur se ai po planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës. Nuk ishte e qartë nëse shefi i Tesla-s u takua me drejtuesit në Twitter-it të mërkurën.