Elon Musk e ka të qartë qëndrimin e tij politik në SHBA. Në një postim në Twitter Musk u ka bërë thirrje popullit amerikan që të votojnë për një Kongres Republikan.
“Për Votuesit e Pavarur: Fuqia e përbashkët kufizon ekseset më të këqija të të dyja partive, kështu që unë sugjeroj votën për një Kongres Republikan, duke pasur parasysh se Presidenca është Demokratike”, ka shkruar Musk.
Politikat e reja të Musk në Twitter, ka shkaktuar mjaft reagime të ndryshme në të gjithë botën pasi ai njoftoi pushime masive nga puna, ndërsa e ardhmja e platformës së rrjeteve sociale nuk duket e ndritshme.
Ndërsa Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, i bëri thirrje Musk që të sigurohet që këto të drejta të respektohen në platformën e mediave sociale në një letër të hapur të bërë publike të shtunën.