Elona Gjebrea: S'besoj te paktet e fshehta, Reforma Zgjedhore pikë e nxehtë

Deputetja socialiste Elona Gjebrea është besimplotë për arritjen e një marrëveshje mes palëve për Reformën Zgjedhore. "Reforma zgjedhore është një pikë e nxehtë, është në të mirën e shqiptarëve dhe partive për një kod të plotë për standarde të tjera në zgjedhje. Kam besim se me gjithë vështirësi, grupi do të ketë një produkt. Ua kemi detyrim shqiptarëve" tha ajo.

Por kanë frikë partitë e mëdha nga sistemi danez, që ul pragun e futjes në parlament për formacionet e vogla? "Unë nuk jam pjesë e komisionit të reformës. Dua të them se nuk di detaje sa kolegët që janë pjesë e reformës, mendoj si deputete, ne mund të shikojmë variante të ndryshme që përshtaten me realitetin dhe mirëkuptim mes partive. Është një pikë që nuk mund të dakordësohet kollaj prandaj ndërkombëtarët ndërmjetësojnë. Kemi dobësi për të gjetur gjuhën e dialogut".

Por a është PS-ja përgjegjëse për mungesën e dialogut? "Ne jemi gati të ulemi të sjellim propozime dhe të punojmë, të ulemi. PS-ja ka qenë e hapur për opsionet dhe elementët që ndihmojnë për dakordësinë për tryezën, ne jemi të hapur për opsionet. Jemi të hapur të fillojmë duke pasur opsionet dhe idetë e tyre" tha Gjebrea për Report Tv.

"Nuk besoj te marrëveshjet e fshehta por diskutimi mes partive dhe besoj se ata kanë ekspertizën e duhur dhe vullnetin për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme me një kod të përmirësuar, bazuar te rekomandimet që janë të përsëritura".


Lajmi kryesor:

Gjebrea për Report Tv: Policia s'do përgjojë njerëzit e zakonshëm, por kriminelët! Rikthimi i fundjavave pa makina në vjeshtë? Duhet një sqarim


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë