Gjebrea për Report Tv: Policia s'do përgjojë njerëzit e zakonshëm, por kriminelët! Rikthimi i fundjavave pa makina në vjeshtë? Duhet një sqarim

TIRANE-Deputetja socialiste Elona Gjebrea gjatë një interviste në Report Tv me gazetarin u shpreh se në ligjin që pritet që të miratohet që i jep të drejtë policisë që të përgjojë pa lejen e prokurorisë, në objektiv nuk do të jenë njerëzit e zakonshëm, por kriminelët. Por pyetja që shtrohet është se kush e garanton këtë?

"E para duhet lexuar me vëmendje projektligji, i cili u mbrojt në komisionin e Sigurisë nga ministri i Brendshëm, asnjëherë nuk duhet ta vini në dyshim, që do të ndodhin gjëra të tilla, që ju thoni, që do të ndodhin përgjime, gjithmonë do të ketë një bashkëpunim, këtu bëhet fjalë për inicimin e disa momenteve që kanë të bëjnë me elementë të caktuar të krimit që kërkojnë një reagim më të shpejtë në mënyrën si do të procedohet dhe si do të vijojë hetimi.

Nuk bëhet fjalë për njerëz të zakonshëm apo shkelje të kompetencave. Nuk thuhet policia nuk do të pyesë prokurorinë. Në elementë të caktuar...do të ruhet hallka e funksionimit mes prokurorisë dhe policisë, por për elementë të caktuar që kanë nevojë për një dinamikë dhe shpejtësi nga policia, policia do të vijojë punën që ka bërë.

Policia edhe tani për nevoja të hetimit, ka të drejtë që të përgjojë persona dhe sigurisht me një autorizim, i cili nuk ndodh, ashtu sikur ju e keni merak apo personat janë shqetësuar. Ligji po diskutohet dhe të presim edhe miratimin në parlament. Jemi shumë të kujdesshëm, që ligjet që i miratojmë të jenë konform standardeve dhe nuk do të donim të bënim gabime të tilla" tha ajo.

Projektligji për ndryshimet në ligjin e policisë së shtetit për përgjime nga policia pa marrë lejen nga prokuroria ka sjellë debate dhe kundërshti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Rama paralajmëroi rikthimin e fundjavave pa makina në vjeshtë, deputetja socialiste: Duhet një sqarim

Në rrjetet sociale ka pasur një irritim pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se fundjavat nga tetori deri në mars të vitit të ardhshëm do të jenë pa makina. Për këtë propozim, deputetja socialiste Elona Gjebrea në Report Tv tha se duhet të ketë një sqarim të mëtejshëm.

"Jam e bindur që kryeministri merr vendimet e duhura, bazuar te cfarë i rekomandojnë ekspertët. Padyshim që është e nevojshme që të ketë një sqarim për këtë situatë apo propozime dhe të tilla besoj do të jenë në ditët në vijim. Shqiptarët kërkojnë një sqarim të mëtejshëm të situatës dhe një strategji të daljes apo transformimit nga një fazë në tjetrën dhe ministria po punon për një strategji të detajuar. Mendoj se duhet të kemi akoma më shumë durim.

Është e domosdoshme të përgatitemi për vjeshtën pasi me siguri virusi do të na godasë, varet nga ne dhe tipologjia e virusit. Qeveria udhëhiqet nga një grup ekspertësh, janë vendimet e tyre që na udhëheqin. Në fundjavë njerëzit kanë tendencën të grumbullohen dhe këto përbëjnë një shqetësim për grupin e ekspertëve për transmetimin e virusit, por fatmirësisht nuk ka atë goditje si në javët pas 15 marsit.

Qytetarët duhet të kenë durim dhe të respektojnë masat. Ka kaluar faza e rrezikut, por nuk ka evidencë që virusi është zhdukur në Shqipëri, prandaj duhen respektuar masat e distancimit, më shumë ndoshta se edhe maskat.

Edhe nëse dalim pa maska duhet të respektojmë distancën. Strategjia ka të bëjë  me kurbën e infeksionit dhe COVID-it në Shqipëri. Psh. Durrësi, kemi fasoneri apo Kruja, në varësi edhe të situatave, duhet të rihapemi në mënyrë graduale. Nëse kalohet shpejt nga një fazë në tjetrën, bëjmë gabime dhe detyrohemi të kthehemi pas" tha ajo.

Kryeministri Rama tha dje se fundjava pa makina do të vijojë edhe për dy javë të tjera dhe më pas do të rikthehet sërish pas sezonit të verës si një mënyrë e re jetese. "Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela për tu rikthyer pas sezonit të verës ku çdo të diel minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona", tha Rama, por propozimi ka sjellë reagime të shumta.

Ora 18:27
Kush po tenton ta vrasë drejtësinë e re? Deputetja socialiste: Disa nga opozita s'e donin që në fillim

Në javën e fundit u rikthyen edhe njëherë debatet për reformën në drejtësi, pas propozimit të Presidentit Ilir Meta të një platforme me 14 pika, që synonte ndërhyrjen në drejtësinë e re. Ambasadorja amerikane tha se duhet të lihen lojërat për të vrarë reformën në drejtësi, por kush po tenton ta vrasë?

"Reforma në drejtësi pati kosto, jo gjithmonë shkoi në rrugën që ne dëshironim të kishim, kjo edhe për shkak të pengesave nga ata që nuk janë qenë në favor, por shumica është e vendosur për ta çuar deri në fund. Është deçizive që reforma të shkojë më tej dhe të implementohet dhe PS-ja është e vendosur. Do të ishte mirë të pyesni ambasadoren për emrat.

Në momentet e para që u miratua reforma shumë elementë të opozitës nuk kanë dashur dhe është dashur edhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve që të kalonte apo momente të caktuara në implementimin, janë vonuar dhe penguar nga individë të caktuar. Por ne jemi të vendosur, PS-ja, dëshirojmë të gjithë të gjithë bashkë në këtë reformë. Nuk vajti sikur donim ne, por ka ecur me ritme të kënaqshme, presim implemtimin e mëtejshëshm" tha deputetja socialiste Elona Gjebrea.  

Ora 18:14
Elona Gjebrea: S'besoj te paktet e fshehta, Reforma Zgjedhore pikë e nxehtë

Deputetja socialiste Elona Gjebrea është besimplotë për arritjen e një marrëveshje mes palëve për Reformën Zgjedhore. "Reforma zgjedhore është një pikë e nxehtë, është në të mirën e shqiptarëve dhe partive për një kod të plotë për standarde të tjera në zgjedhje. Kam besim se me gjithë vështirësi, grupi do të ketë një produkt. Ua kemi detyrim shqiptarëve" tha ajo.

Por kanë frikë partitë e mëdha nga sistemi danez, që ul pragun e futjes në parlament për formacionet e vogla? "Unë nuk jam pjesë e komisionit të reformës. Dua të them se nuk di detaje sa kolegët që janë pjesë e reformës, mendoj si deputete, ne mund të shikojmë variante të ndryshme që përshtaten me realitetin dhe mirëkuptim mes partive. Është një pikë që nuk mund të dakordësohet kollaj prandaj ndërkombëtarët ndërmjetësojnë. Kemi dobësi për të gjetur gjuhën e dialogut".

Por a është PS-ja përgjegjëse për mungesën e dialogut? "Ne jemi gati të ulemi të sjellim propozime dhe të punojmë, të ulemi. PS-ja ka qenë e hapur për opsionet dhe elementët që ndihmojnë për dakordësinë për tryezën, ne jemi të hapur për opsionet. Jemi të hapur të fillojmë duke pasur opsionet dhe idetë e tyre" tha Gjebrea për Report Tv.

"Nuk besoj te marrëveshjet e fshehta por diskutimi mes partive dhe besoj se ata kanë ekspertizën e duhur dhe vullnetin për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme me një kod të përmirësuar, bazuar te rekomandimet që janë të përsëritura".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 26/05/2020 02:38

    Njerzit nuk jane robote qe tju ndalohet liria personale .Ne fund jave me familje te fund jave shhkojne tek te afermit ,kane njeres kane ndjenja dhe sjane kafshe .O ktyeminiater po na kthen ne robote .populli te thote dae bek se ka hendek dhe qororrise.dhe duam te dalim dhe jashte shtetit te levizim ne cdo kohe .keto veprime nuk jane ne te mire te popullit .dhe na e ben levisjen si veprime te tradites .njeriu te shtune te diel do levize .

    Përgjigju
  • VJOSA: 26/05/2020 00:12

    NA MBYTI KY I CMENDUR,,,SHPEJT TE MBLIDHEMI NEN UDHEHEQJEN E PARTISE DHE TA RREZOJME....

    Përgjigju
  • Çentrale: 25/05/2020 22:29

    Edi me këto makinat po e dh... t fare. Ke filluar të të duket vetja Skënderbe. Po ik e pirdhu, se s'të votoj më

    Përgjigju
  • Popull: 25/05/2020 19:16

    ESHTE E PA NEVOJESHME TE NDALOSH MAKINAT PER FUNDJAVE KJO BEHE ME QELLIM PER TE PENGUAR PROTESTAT E FUQISHME TE POPULLIT PER RREZIMIN E DIKTATURES

    Përgjigju
    • belita: 25/05/2020 20:41

      protestat dilni neper qytete tuaja ska nevoje te jene te gjithe ne tirane se llogarite dalin

  • Ariu: 25/05/2020 18:14

    Po cthua moj shushke, policia me pergjimet ka abuzuar dhe vazhdon te abuzoje me ligjin keshtu si eshte dhe jo me me ndryshimet ligjire qe kerkoni ju. Policia nuk mund te kryeje veprime pa urdher te gjykates dhe prokurorit pasi cdo veprim do ishte abuziv i nje polici qe ska njohurite ligjore per te vleresuar. Do te pergjosh dhe e ke me nxitim, shko ne gjykate me provat e duhura dhe per 5 minuta ta jep gjyqtari urdhrin. Por nuk u pelqen se doni te pergjoni dhe mos te lini asnje gjurme nga zullumet tuaja. Turp je dhe grua ti. Po te pergjohesh neser ti ose femija jot ne shtratin bashkshortor se keshtu e gjykon te arsyeshme nje shef komisariati, do te te pelqej ty?!

    Përgjigju
    • A. N.: 26/05/2020 00:25

      Policia nuk ka nevoje ti pergjoje bashkepunon me kriminelet.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani