Elona Hasko: Urdhri i Psikologut
ja si po ngrihet hallka e mungua

Elona Hasko: Urdhri i Psikologut<br />ja si po ngrihet hallka e mungua
Në listën e profesioneve të rregulluara, prej mëse 2 vjetësh është futur edhe profesioni i psikologut, ndërsa ligji për Urdhrin e Psikologut u miratua në maj të vitit të shkuar.

Por si do të funksionojë tani e tutje ky Urdhër i ri dhe si do ta rregullojë më tej këtë profesion?

Elona Hasko, psikologe klinike dhe antare e grupit të punës për hartimin e Ligjit për Urdhrin e Psikologut, shpjegon për lexuesit në këtë intervistë rëndësinë e këtij ligji dhe se si po organizohet Urdhri i cili do të çertifikojë të gjithë profesionistët e kësaj fushe.

Elona, ju keni qënë pjesë e grupit të punës që hartoi ligjin dhe ndërkohë bëni pjesë edhe në grupin që po ngre Urdhrin e Psikologut. Pse ishte e rëndësishme të ngrihej ky urdhër profesional?
Profesioni i Psikologut është bërë profesion i rregulluar dhe i është shtuar listës së profesioneve të rregulluara që në Gusht të vitit 2014. Ndërkohë që ligji për Urdhrin e Psikologut u miratua dhe hyri në fuqi në Maj të vitit 2016, pas një procesi të gjatë, por të frytshëm, diskutimesh me grupin e interesit që ishte një rrjet psikologësh nga fushat e shëndetësisë, arsimit, shërbimeve psikologjike, organizatave të shoqërisë civile, psikologëve të arsimuar në vendet perëndimore, gjë që ishte mjaft e rëndësishme, pasi ligji u mbështet në një sërë modelesh të urdhrave të psikologëve në Europë dhe sidomos, në Europsy- Kornizën Europiane të Standarteve të Psikologëve.

Pas shtimit të profesionit të psikologut tek profesionet e rregulluara, hartimi dhe miratimi i ligjit i vjen në ndihmë rregullimit të mëtejshëm të këtij profesioni. Mbështetja tek Korniza Europiane e Standarteve për Psikologët është dhe pika më e rëndësishme për t’u përmenduar, sepse synimi ynë kryesor në procesin e hartimit të ligjit ishte përqasja ndaj standarteve europiane, në mënyrë që sa më shpejt urdhrin tonë ta anëtarësojmë në Europsy dhe psikologët shqiptarë të kenë mundësi të për një mobilitet më të madh në punësim, trajnim apo bashkëpunim me profesionistë psikologë në vendet e Europës.

Si do e rregullojë më tej ky ligj profesionin e psikologut?
 Ky ligj, rregullon në rradhë të parë kriteret e arsimit që duhet të ketë një person që mund të ushtrojë profesionin e psikologut, prandaj dhe ishte e rëndësishme që këto kritere të mbështeteshin tek Korniza Europiane e Standarteve të Psikologëve dhe konkretisht, një psikolog që të anëtarësohet në Urdhrin e Psikologëve duhet të ketë përfunduar Bachelor dhe Master në Psikologji ose diplomë ekuivalente me to, siç janë diplomat 4-vjeçare të lëshuara përpara sistemit të Kartës së Bolonjës.

Gjithashtu, personat që kanë dy cikle studimi si Master në Psikologji dhe Doktoraturë në Psikologji deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, por nuk kanë diplomë Bachelor në Psikologji,duhet të kenë të paktën 5 vjet përvojë pandërprerje në ushtrimin e profesionit të psikologut dhe do t’i nënshtrohen provimit të shtetit për çertifikuar njohuritë e tyre.
Pra ligji është rregullues dhe qartëson publikun, por edhe të rinjtë që aspirojnë të bëhen psikologë, se çfarë arsimi duhet të kenë psikologët për të ushtruar profesionin.

Ata që përfundojnë këto studime pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të duhet të kryejnë praktikën profesionale dhe të japin provimin e shtetit përpara se të regjistrohen në urdhër, procese që do të miratohen në vijim nga anëtarësia e psikologëve.

Dhe me regjistrimin në Urdhër personat kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin?
Po, me regjistrimin në Urdhër, pisikologët përfitojnë lejen e ushtrimit të profesionit. Pra, ata bëhen anëtarë të Urdhrit të Psikologëve dhe kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin në institucione publike

Pra, njësoj si në ligjet e urdhrave të tjerë?
Po, ky ligj ka të përbashkëta me ligjet e urdhrave të tjerë sa i përket detyrimit të mëtejshmë për të kryer praktikën profesionale dhe provimin e shtetit, por është më demokratik në përmbajtje, sepse çdo vendim që do të propozojë Këshilli Kombëtar i Asamblesë, që është tërësia e anëtarëve të Urdhrit, do të duhet të kalojë për miratim tek kjo anëtarësi e gjerë.

Pra, vetë psikologët do të jenë vendimmarrës të Kodit të Etikës, Statutit, rregulloreve të ndryshme, mënyrës se si do zhvillohet praktika profesionale, etj, përveç kriterit të vjetërsisë së udhëheqësit të praktikantëve, kriter të cilin e ka rregulluar Ligji për Profesionet e Rregulluara dhe ku nevojitet ushtrimi i profesionit në mënyrë të pavarur për 3 vjet.

Si po vijohet ndërkohë me ngritjen e Urdhrit?
Sapo është përmbyllur procesi i regjistrimit të psikologëve në Regjistrin e Anëtarëve të Urdhrit, bazuar në nenet që përcaktojnë se cilët persona regjistrohen në Urdhër. Më pas do të duhet të ketë një proçes të afishimit publik të emrave të anëtarëve, që sikurse ndodh në çdo proces, do të duhet të bëhet në dobi të transparencës dhe shqyrtimit të ankesave të atyre që mund të kenë aplikuar për t’u regjistruar, por nuk kanë plotësuar kriteret ligjore.

Procesi në vijim do të duhet të jetë shpallja e garës për kandidaturat për 17 anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe lënia e një afati kohor për fushatë. Këto afate do të bëhen publike në faqen e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në mediat sociale, etj. Tashmë, modelet e zgjedhjeve ekzistojnë dhe ne do të duhet të angazhojmë psikologët e regjistruar deri tani, për pjesëmarrje të lartë në konstituimin e Asamblesë dhe në zgjedhje, do të përpiqemi të garantojmë transparencë dhe seriozitet.

Këto janë dhe synimet kryesore të procesit të tanishëm. Ndaj përfitoj nga rasti, t’iu bëj thirrje të gjithë kolegëve psikologë, të angazhohen për pjesëmarrje të lartë në zgjedhje, sepse pjesëmarrja është e domosdoshme në ngritjen me sukses të Këshillit Kombëtar dhe vijimit të punës për krijimin e Urdhrit të Psikologëve.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Olimpiada e Parisit/ Zyrtarizohet ekipi i refugjatëve, delegacion me 36 sportistë nga 11 shtete

Olimpiada e Parisit/ Zyrtarizohet ekipi i refugjatëve, delegacion me 36 sportistë nga 11 shtete